{"id":81,"date":"2015-05-22T00:00:00","date_gmt":"2015-05-22T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/theitforum.com\/sex\/?p=81"},"modified":"2015-05-22T00:00:00","modified_gmt":"2015-05-22T00:00:00","slug":"kam-deshire-per-seks-por-nuk-mundem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/kam-deshire-per-seks-por-nuk-mundem\/","title":{"rendered":"Kam dëshirë për seks, por nuk mundem"},"content":{"rendered":"

\"18-of-the-Males-Are-Impotent-2\"<\/a>Pyetje? nr 1:<\/strong>
\nDoktor,
\nJam 32 vje\u00e7. Prej rreth një viti kam një problem. Kam dëshirë të madhe seksuale, por nuk mundem. Më parë kamë qenë O.K. Analizat më dalin të gjitha në rregull. \u00c7farë më rekomandoni ju?
\n<\/em>
\nPyetje nr 2:<\/strong>
\nDoktor,
\nJam një 65 vje\u00e7ar që jam operuar nga prostata për arsye të kancerit të saj para dy vjetësh. Para operacionit bëja jetë seksuale të rregullt… Pas operacionit jam plotësisht i paaftë për të kryer marrëdhënie seksuale.
\nMe gjithë se jetoj dhe jam operuar jashtë atdheut, nuk kam shkuar tek asnjë doktor për ndihmë, madje as doktorit tim nuk i kam thënë se jam bërë impotent pas operacionit.
\nTë lutem më thoni në se kam ndonjë shans për t\u2019u përmirësuar?
\nTë faleminderit.
\n<\/em>
\nPyetje nr 3:<\/strong>
\n Përshëndetje doktor.
\nJam një djalë nga Fieri. Problemi im lidhet me ereksionin. Fillimisht e kam normal, por sapo nis të kryej marrëdhënie, ereksioni bie. Ju lutem më jepni një këshillë
\n<\/em>
\nPyetje nr 4:<\/strong>
\nDoktor përshëndetje!
\nJemi \u00e7ift fisnik 60 vje\u00e7. Kurohemi nga tensioni i lartë.? Unë jam më qejfli? por nuk më ngrihet! Si të kurohem? \u00c7farë normash mund të ndjek. \u00c7farë ushtrimesh mund të bëj ?
\n<\/em>
\nPyetje nr 5: <\/strong>
\nJam 78 vje\u00e7, kam fibrilacion atrial nën kontroll, pasi marr 5 tableta korderon në javë. Tensioni jo i lartë, testosteroni 440. A mund të përdor Viagrën.<\/em>
\nPyetje nr 6:<\/strong>
\nDoktor,
\nJu lutem më ndihmoni më ndonjë këshillë. Jam një grua 50 vje\u00e7e, periodat i kam akoma të rregullta. Megjithatë po ndahem nga i dashuri sepse më thotë? se nuk jam për një marrëdhënie seksuale sepse nuk lëngëzohem. Ai ka të drejtë unë e kuptoj. Por nëse më le mua të ri sipër gjatë aktit seksual, unë mund të kaloj në orgazëm deri në 5 herë. Ai eksitohet kur më flet në telefon dhe kur jemi bashkë, por kur vjen puna për të kryer marrëdhënie, nuk mundet dhe për këtë ma hedh? mua fajin. Unë nga ana ime kam filluar të lyhem me vaj ulliri.
\nTë lutem doktor më ndihmo e dua këtë njeri dhe nuk dua ta humbas.<\/em>
\nPyetje nr. 7:<\/strong>
\nPërshëndetje doktor,
\nJam një qytetar nga Tirana 39 vje\u00e7 . Kam 4 muaj që kam probleme me penisin nuk arrin të tendoset. Dëshira për të kryer marrëdhënie është shumë e madhe. Arrij dhe të prishem , madje dhe kur fle.
\nNëse mundeni desha disa këshilla nga ju.
\nFaleminderit.
\nMe respekt Tani.<\/em>
\nPërgjigje: <\/strong>
\nNga pyetjet që presin radhën për përgjigje, për sot zgjodha këto. Ato të gjitha, ndonëse ndryshojnë nga njëra-tjetra, kanë të bëjnë me problemin e impotencës seksuale mashkullore.
\nPyetja e parë ka të bëjë me një tridhjetë vje\u00e7ar që përballet me impotencën. Me kaq sa thotë ky burrë është e pamundur të gjykosh cili është shkaku dhe si mund të ndihmohet.
\nPyetjen e dytë e bën një 65 vje\u00e7ar që është operuar nga prostata dhe pas operacionit është bërë impotent. Operacioni i prostatës është një shkak madhor për impotencën. Ndrojtja e ka penguar të kërkojë ndihmë për impotencën tek doktori.
\nRasti i tretë është një djalë me impotence seksuale mundet me origjinë psikologjike.
\nPyetja e katërt bëhet nga një burrë me hipertension Arterial. Shkaku i impotencës mund të jenë barnat që ai përdor kundër hipertensionit arterial.
\nTek 78 vje\u00e7ari që bën pyetjen e pestë, shkaku pa dyshim është mosha e avancuar si dhe mjekimet që përdor.
\nPyetjen e gjashtë e bën një dashnore e pasionuar. Dashnori i saj mundohet ta justifikojë impotencën e tij duke fajësuar atë. Shumë burra e maskojnë impotencën, duke fajësuar për arsye nga më të ndryshmet partneret e tyre femra.
\nPyetjen e shtatë e bën një burrë 39 vje\u00e7 që sipas ankesave që shkruan është një rast me impotencë.
\nPër t\u2019u përgjigjur atyre që kanë bërë pyetjet dhe të gjithë të tjerëve që dëshirojnë të dinë për impotencën, më poshtë do të bëj një përshkrim më të zgjeruar për impotencën seksuale mashkullore. Shpresoj që në këtë përshkrim të gjejnë përgjigje shumica e pyetjeve që lidhen me impotencën. Në qoftë se dikush do të ketë probleme që nuk janë sqaruar mirëpres \u00e7do pyetje tjetër.
\n* * *
\nImpotenca është frenim i refleksit erektil (forcues, ngritës )të penisit të mashkullit.
\nImpotenca mund të ndodhë në adoleshentët, me një herë sa fillojnë të provojnë seksin. Ajo takohet në burrat, në kulmin e forcës së tyre seksuale. Ajo është e zakonshme në të moshuarit që ndjejnë se mosha e tyre? ka avancuar. Rreth gjysma e burrave kanë njohur një incident të rastësishëm të impotencës. Impotenca nuk njeh kufi raciale dhe social-ekonomike. Ajo vihet re në të bardhët, të zinjtë dhe të verdhët. Ajo takohet në të varfrit dhe akoma më shumë tek ata që jetojnë në pallate, qofshin këto edhe mbretërore. Si\u00e7 shihet impotenca është shumë demokratike.
\nDisa burra janë impotentë kur janë për seks me një grua, ndërsa kanë ereksion kur janë vetëm. Burra të tjerë provojnë impotencën vetëm në disa situata të caktuara. Një burrë impotent mund të ndjehet i eksituar dhe dëshiron të bëjë interkursë me një grua, por është i paafte të arrijë ereksionin. Ka burra që kanë ereksion gjatë lojës seksuale, por e humbasin ereksionin kur bëhen gati të futen në vaginën e gruas. Disa janë impotentë kur tentojnë për interkursën vaginale, por mund të kenë ereksion gjatë ngacmimit me duar ose kur bëjnë seks oral. Disa burra kanë ereksion kur janë të veshur dhe e humbasin ereksionin në momentin që penisin e tyre e shikon partnerja. Ka burra, që kanë ereksion në situata ku interkursa nuk mund të kryhet, por e humbasin potencën e tyre kur interkursa është e mundur dhe? pritet . Disa burra mund të arrijnë ereksionin vetëm atëherë, kur gruaja e dominon aktivitetin seksual. Të tjerë bëhen impotentë sa herë që partnerja përpiqet të marrë kontrollin e situatës. Disa burra kanë ereksion kur janë me një prostitutë, por janë impotentë me gratë e tyre. Burra të tjerë nuk tentojnë të bëjnë seks me gratë e tyre, kur e kanë provuar se janë impotentë me një grua tjetër. Ka burra që janë impotentë me gratë e tyre, por? ndjehen mirë kur bëjnë seks me një burrë (homoseksualet).
\nShkaqet e Impotencës-Ka aq shumë soje impotence dhe aq shumë shkaqe për to, sa janë të ndryshme edhe rrethanat në jetën e të gjithë burrave.
\nImpotenca mund të ketë shumë shkaqe të ndryshme fizike. \u00c7rregullimet kronike hormonale dhe ulja natyrale e nivelit të testosteronit që vihet re në burrat me moshë të avancuar, mund të jenë shkak për impotencë. Ajo mund te shfaqet pasi burri ka kaluar një aksident ose një sëmundje, në të cilën janë dëmtuar nervat që marrin pjesë në refleksin erektil. Në rastet e rënda të diabetit ku niveli i lartë i glukozës në gjak i dëmton këto nerva, e bën një burrë impotent. Përdorimi i vazhdueshëm dhe me doza të larta i alkoolit, si dhe përdorimi i barbiturateve e \u00e7ojnë burrin në impotencë. Burrat e operuar për kancer të prostatës, shpesh, vuajnë nga impotenca. Burrat që mjekohen për të ulur tensionin arterial të lartë, mund të provojnë efekte negative nga këto barna në refleksin? erektil. Ka shumë barna që përdoren për sëmundje të ndryshme, që janë shkaku i impotencës për shumë burra. Kjo është një arsye madhore që mjeku duhet t\u2019i thotë pacientit për efektet e barit mbi jetën e tij seksuale. Ai duhet ta japë këtë bar vetëm atëherë kur pacienti i di efektet negative në jetën seksuale dhe bije dakord me doktorin ta përdorë këtë bar.
\nCilido që të jetë shkaku i impotencës, një burrë që fillon të ndjejë herëpasherë impotencë, duhet të bëjë një ekzaminim fizik komplet. Duhet përcaktuar në se shkaku është neuropsiqik apo fizik. Për të gjitha situatat që u përshkruan më sipër ka mjekim specifik. Këtë mjekim duhet ta drejtojë një mjek i mirinformuar dhe që është në gjendje të mjekojë disfunksionin seksual.
\nMe shpesh, shkaqet e impotencës emocionale ose psikologjike, në një farë mënyre lidhen me ankthin. Ankthi mund t\u2019i ketë rrënjët në konfliktet e fëmijërisë, në periudhën Oedipale të zhvillimit të djalit? (marrëdhëniet nënë-djalë). Impotenca emocionale mund të lidhet me ankthin e pashlyeshëm që provoi një burrë nga eksperienca e pare seksuale. Ajo mund të jetë pasojë e shqetësimit të burrit për lojën seksuale, ose e ashtuquajtura ankthi i performimit. Ankthi mund të ndodhë si pasojë e moralit rigid të burrit i cili nuk dëshiron të bëjë seks te \u201cpiste\u201d, me gruan e tij te \u201cbukur\u201d dhe nuk është i zoti t\u2019i harmonizojë këto dy kërkesa. Ankthi mund të jetë krejtësisht pa lidhje me sferën seksuale. Nervozizmi ose depresioni i burrit që lidhen me punën, me martesën ose me \u00e7do problem tjetër që shkakton presion psikologjik të madh mbi të, mund ta bëjnë atë impotent.? Cilido të jetë shkaku, impotenca ngelet një problem seksual serioz, tamam sepse ajo është një shfaqje? shumë komplekse.
\nDisfunksioni erektil, si\u00e7 është bërë zakon të quhet sot impotenca, është paaftësia për të arritur dhe për të mbajtur një ereksion të fortë, që të mjaftojë për të kryer penetrimin. Impotenca nuk ka lidhje me funksionin riprodhues të burrit. Një burrë impotent mund të arrijë orgasmën, të ejakulojë dhe të prodhojë spermatozoide. Impotenca ndërkaq prish shumë funksione të aktivitetit seksual, si\u00e7 janë ato që lidhen me kënaqësinë seksuale, relaksimin dhe marrëdhëniet e dashurisë.
\n\u00cbshtë me shumë rëndësi të kuptohet se një burrë nuk konsiderohet impotent, po qe se vetëm rastësisht nuk arrin të ketë ereksion. Ky është një fenomen që u ndodh të gjithë burrave. Vetëm atëherë kur problemi vazhdon dhe fillon të shkaktojë probleme në marrëdhëniet e burrit me gruan, kjo është koha për të shkuar tek doktori.
\nViagra që ndryshe quhet sildenafil, ka efekt shumë të mirë për shumë burra që vuajnë nga impotenca. Ajo rrit aftësinë e burrit për të arritur ereksionin, gjë që e \u00e7liron burrin mrekullisht nga stresi dhe i afron të dy partnerët me njeri-tjetrin.
\nKur Viagra erdhi në skenë, rreth dhjetë vjet më parë, edhe për meritën e padiskutueshme të Nobelistit shqiptar Ferid Murad, përdorimi i saj \u201cngjalli shumë të vdekur\u201d. Shumë burra riprovuan ereksionin që e kishin humbur prej kohësh. Gjërat shumë shpejt morën drejtim për sëmbari. Penetrimi seksual u bë i mundur për shumë \u00e7ifte dhe seksi u bë një qëllim i arritshëm për shumë meshkuj, që për shumë kohë kishin hequr dorë prej tij.
\nShumë burra mendojnë se Viagra është e suksesshme për të arritur ereksionin, por dyshojnë ne se mund ta ruajnë ereksionin gjatë gjithë aktit seksual. Kjo ndodh sepse shumë burra që përdorin Viagrën dhe shoqet e saj Levitren dhe Cialis, nuk dinë të sillen gjatë aktit seksual. Me fjalë të tjera, ata nuk e dinë se po të përqendrohen shumë në eksitimin e partneres, ata humbasin ereksionin e tyre gjatë aktit seksual. Përqendrimi i gruas dhe i burrit duhet të jetë ereksioni dhe mbajtja e tij. Eksitimi dhe kënaqësia e \u201cpacientit\u201d duhet të jenë në qendër të aktit seksual.
\nTë gjithë ata që përdorin Viagrën dhe shoqet e saj, duhet të dinë mirë për barin që përdorin, sepse ndonëse ka dhjetë vjet që ato përdoren, akoma bëhen gabime. Një herë tjetër ndoshta do t\u2019i rikthehem përdorimit të drejtë të Viagrës, Levitrës dhe Cialis, që qarkullojnë gjithashtu në tregun tonë farmaceutik.
\nShpesh burrat që vuajnë nga impotenca u duhet të shkojnë në seks-terapi, ose ne \u00e7ift-terapi, për të luftuar me impotencën? e partnerit mashkull. Në seancat e seksterapisë atyre u mësojnë si të rindërtojnë jetën e tyre seksuale pa penetrim vaginal. Kur \u00e7iftet e mësojnë dhe e praktikojnë këtë sjellje seksuale që shkurt quhet VENIS (very erotic noninsertive seks), ata ndjejnë se komunikimi i tyre seksual dhe intimiteti është përmirësuar. Ata bisedojnë më shumë me njeri-tjetrin, ndajnë më shumë probleme midis tyre dhe qëndrojnë më shumë me njeri-tjetrin. Si rezultat i seksterapisë, gruaja përgjigjet seksualisht në mënyrë më efektive dhe ndjehet më e kënaqur. Kjo ndodh sepse ju tani e dini që shumica e grave nuk e arrijnë orgasmën? vetëm me penetrim dhe këto \u00e7ifte kënaqen seksualisht edhe pa penetrim seksual.
\nDëshiroj të kujtoj që të mos bëhet gabimi që bëjnë shumë \u00e7ifte, të cilat e ndërpresin aktivitetin seksual kur burri është i paaftë të arrijë ereksionin. Mos u largoni nga seksi dhe intimiteti. Le të supozojmë se burri do të fillojë të marrë Viagra. Ai e arrin ereksionin dhe dëshiron të bëjë seks me gruan e tij. Por duke qenë se e kanë ndërprerë për disa kohë aktivitetin seksual, ajo e ka humbur ndjenjën e bashkimit dhe intimitetit që mendon se është e domosdoshme për aktivitet seksual.
\nSituata behet edhe më keq për ato \u00e7ifte ku menopauza ose kondita të tjera mjekësore mund ta kenë ndryshuar përgjigjen seksuale të gruas. Në këto raste, ndonëse përdorimi i Viagrës mund të ketë përfitime të habitshme, është me shumë rëndësi që \u00e7ifti të jetë mbështetës për njeri-tjetrin, gjatë gjithë procesit për të rifilluar penetrimin ose \u00e7do aktivitet tjetër seksual.
\nShkaqet e impotencës janë komplekse, tamam si\u00e7 janë edhe tek gratë shkaqet që \u00e7ojnë në vështirësitë e arritjes së eksitimit dhe të orgasmës. Një gjeneratë më parë, për shumë mjekë akoma edhe sot, shumica e impotencave mendohej se ishin me natyrë psikologjike. Sot dihet me siguri, se 90% e tyre kanë shkaqe fizike, që nga sëmundjet e zemrës, hipertensioni arterial, niveli i lartë i kolesterolit në gjak, diabeti, dëmtimet vaskulare, procedurat kirurgjikale pelvike, duhani, efektet anësore të shumë barnave mjekësore dhe abuzimi me alkool. Mosha e avancuar është padyshim faktori më me rëndësi. Duke filluar nga mosha 65 vje\u00e7 e lart, rreth \u00bc? e të gjithë burrave vuajnë nga? disfunksioni erektil.
\nKirurgjia e prostatës është një shkak madhor për disfunksionin erektil. Pas operacionit të prostatectomisë shpeshtësia e shfaqjes së impotencës ndryshon shumë në vartësi të moshës së pacientit, vendit ku vendosej kanceri, shkathtësisë së mjekut që kreu operacionin dhe funksionit seksual të pacientit para operacionit. Disa doktorë të stërvitur mirë, që janë të shkathët për të kryer operacionin? \u201cnerv-separues\u201d, thonë se 90 % e pacienteve të tyre ndenë moshën 65 vje\u00e7 e rifitojnë funksionin erektil brenda 12 deri 18 muaj pas operacionit.
\nQendra e kërkimeve për kancerin në Seattle të SH.B.A, ka gjetur se 60% e pacienteve ngelen impotentë, pas operacionit të prostatës. Radio-terapia, qoftë edhe ajo me \u201cfara \u201c radioaktive të mbjella në prostatë, \u00e7on gjithashtu në impotence. Gjatë radioterapisë, ndryshe nga kirurgjia, humbja funksioneve erektile është graduale gjatë kursit të mjekimit.
\nViagra që merret si një kokër nga goja është mjekimi më i lehtë dhe më i njohur për mjekimin e impotencës. Bari e arrin suksesin duke shtuar sasinë e gjakut që vjen në penis. Në qoftë se Viagra dhe shoqet e saj Levitra dhe Cialis nuk janë efektive si terapi fillestare, ka edhe mjekime të tjera më efektive, por që janë më invasive. Injeksionet në penis dhe implantet e penisit janë disa prej tyre.
\nBurrat duhet ta diskutojnë këtë mjekim me urologun dhe internistin. \u00cbshtë mirë që gruaja të shkojë tek doktori me burrin e saj dhe të jetë pjesëmarrëse aktive në marrjen e vendimit për kursin e mjekimit.
\nNë qoftë se një burrë ka kryer një operacion \u201dnerv-separues \u201d të prostatës, që do të thotë se nervat përgjegjës për ereksionin janë ruajtur gjatë operacionit, ai gradualisht mund ta rifitojë funksionin erektil brenda disa muajsh. Gruaja duhet ta dijë se ereksioni që ka burri në muajt e parë pas operacionit nuk do të jetë aq i fortë sa ereksioni qe ai do të arrijë më vonë. Burri pas këtij operacioni ka nevojë për më shumë stimulim direkt të penisit, qe të arrijë ereksionin që kish më parë. Disa urologë u japin pacienteve Viagra menjëherë pas operacionit të prostatës. Kjo bëhet për të rritur sasinë e gjakut që vjen në penis.
\nDr. Patrik C. Walsh, profesor dhe shef i institutit të urologjisë në John Hopkins University, është krijuesi i kirurgjisë së prostatës me metodën \u201cnerv-separues\u201d. Në librin e tij për të sëmurët \u201dThe Prostate: A Guide for Men and the Women Who Love Them\u201d, ai rekomandon që burrat, pavarësisht \u00e7farë shkalle ereksioni kanë, të përpiqen të penetrojnë në vaginë. Vagina është forma më e mirë e stimulimit dhe sapo burri bën penetrimin, penisi i tij bëhet gjithnjë e më i fortë. Dr. Walsh rekomandon që burri në përpjekjen për penetrim, të qëndrojë në pozicionin sipër sepse kjo \u00e7on në ereksion më të fortë.
\nKur një burrë është i paaftë të arrijë ereksionin pas operacionit të prostatës, ose edhe për ndonjë problem tjetër mjekësor, seks-terapia dhe terapia e \u00e7iftit janë me shumë përfitim.
\n\u00c7do burrë e shikon impotencën e tij si një lloj vdekje të burrit, sikur një pjesë me rëndësi nga jeta e tij ka ikur. Për këtë arsye ai mund të bjerë në depresion, të largohet nga seksi dhe nga vetë marrëdhëniet. Impotenca është një vuajtje që duhet pranuar. Por impotencë nuk do të thotë vdekje e një marrëdhënieje. \u00c7ifti duhet të bëjë ndryshime të rëndësishme në mënyrën si jetojnë. Në këtë moment të jetës duhet të ndërtojnë e të dalin në plan të parë komponentë të tjerë të seksualitetit të tyre. Këto aktivitete shkojnë më tej nga penetrimi. Ata duhet të provojnë aktivitete të tjera seksuale si stimulimi me duar, masturbimi reciprok, stimulimi gojë-gjenitale, puthje gjenitale dhe përdorimin e vibratorit.
\nLe ta themi edhe një herë, impotencë do të thotë që një burrë nuk arrin dot ereksionin(forcimin) e mjaftueshëm për të penetruar vaginën, por edhe kështu, ai akoma mund ta arrijë orgasmën si më parë. Pas kirurgjisë së prostatës ai do të ketë një \u201cejakulacion të thatë\u201d, pa ejakulat (derdhje), sepse ejakulati kthehet mbrapsht në vezikën urinare.
\nQëllimi im në këtë shkrim ishte qe t\u2019u tregoj \u00e7ifteve se mjekimi i impotencës si strategji arrihet nëpërmjet taktikës që unë e quaj? \u201c2 kundër 1\u201d. Burrë e grua si një ekip të luftojnë me impotencën. Në këtë luftë po shkove \u201c1 kundër 1\u201d(vetëm burri) me siguri je i humbur.
\nNë fund insistoj të them se seksi është më shumë se vetëm penetrimi vaginal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje? nr 1: Doktor, Jam 32 vje\u00e7. Prej rreth një viti kam një problem. Kam dëshirë të madhe seksuale, por nuk mundem. Më parë kamë qenë O.K. Analizat më dalin të gjitha në rregull. \u00c7farë më rekomandoni ju? Pyetje nr 2: Doktor, Jam një 65 vje\u00e7ar që jam operuar nga prostata për arsye të kancerit […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[42],"tags":[68,144],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}