{"id":811,"date":"2010-02-09T09:58:21","date_gmt":"2010-02-09T09:58:21","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=811"},"modified":"2010-02-09T09:58:21","modified_gmt":"2010-02-09T09:58:21","slug":"frika-dhe-faji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/frika-dhe-faji\/","title":{"rendered":"Frika dhe faji"},"content":{"rendered":"

\"condom-150x150\"<\/a>Ndonëse AIDS shpesh quhet si e keqja e botës moderne, ai ndryshon nga epidemitë e kaluara dhe të tashme në disa drejtime. Sëmundjet si gripi, malaria dhe tuberkulozi, shkaktohen nga mikrobet në ajër. Ato janë ngjitëse dhe përhapen nga njeri tek tjetri me lehtësi, shpesh, nëpërmjet kontaktit rastësor. HIV është një sëmundje që transmetohet seksualisht dhe me anë të gjakut. Që të ndodhë infeksioni me këtë virus duhet kontakti intim me një person tjetër, kryesisht, nëpërmjet seksit të pa mbrojtur, ose kur përdoren shiringa të përbashkëta.
\nEdhe pse numri i heteroseksualeve që infektohen me HIV është në rritje,? pjesa më e madhe, rreth 70 përqind e njerëzve me AIDS, janë homoseksualë dhe përdorues të drogave të injektueshme. Fakti që? infeksioni HIV është në radhë të parë pasojë e këtyre sjelljeve specifike, ka ndikuar për keq në perceptimin dhe në opinionin që kanë njerëzit ndaj të sëmurëve me AIDS. Disa njerëz, ve\u00e7anërisht ata që i shikojnë negativisht të sëmurët me AIDS, mendojnë se ata që vuajnë nga kjo sëmundje janë vetë përgjegjës për? gjendjen e tyre dhe për këtë arsye ata nuk e meritojnë simpatinë dhe mbështetjen e përgjithshme.
\nAskush nuk \u201cmeriton\u201d të infektohet me një sëmundje vdekjeprurëse. Njerëzit me AIDS, pavarësisht se si ata janë infektuar me HIV, kanë nevojë për të njëjtën mbështetje dhe simpati si kushdo tjetër që ndodhet në një gjendje kërcënuese për vdekje. Kush nga ne do të injoronte dhe fajësonte të afërmit e tij që pas shumë vitesh jetë sedentare, ose të përdorimit të një diete të pasur me yndyrna, sot vuajnë nga goditje invalidizuese në tru ose në zemër. Ne, padyshim, nuk na vjen mirë që të dashurit tanë nuk dëgjuan këshillat e mjekëve, por nuk do t\u2019i fajësojmë dhe në asnjë mënyrë? nuk do t\u2019i flakim. Askush nga ne nuk do të thoshte, \u201c\u00c7\u2019priste ai kur vetë sillej në atë mënyrë?\u201d.
\nLe të shpresojmë që njerëzit seksualisht aktivë gjithnjë e më shumë do ta? dëgjojnë mesazhin e mjekëve dhe do të praktikojnë seksin e sigurtë. Le të shpresojmë që të rinjtë e dhënë pas drogave (të adiktuarit) do ta ndalojnë përdorimin e tyre, do të ndalojnë përdorimin e përbashkët të shiringave dhe do të gjejnë ndihmën që atyre u duhet aq shumë.
\nPor në qoftë se nuk ndodh kështu dhe po qe se ata nuk do ta bëjnë dot këtë për veten e tyre, a duhet shoqëria t\u2019u kthejë krahët?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Ndonëse AIDS shpesh quhet si e keqja e botës moderne, ai ndryshon nga epidemitë e kaluara dhe të tashme në disa drejtime. Sëmundjet si gripi, malaria dhe tuberkulozi, shkaktohen nga mikrobet në ajër. Ato janë ngjitëse dhe përhapen nga njeri tek tjetri me lehtësi, shpesh, nëpërmjet kontaktit rastësor. HIV është një sëmundje që transmetohet seksualisht […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[10],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/811"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}