{"id":841,"date":"2010-02-12T09:28:01","date_gmt":"2010-02-12T09:28:01","guid":{"rendered":"http:\/\/seksologu.com\/index\/?p=841"},"modified":"2010-02-12T09:28:01","modified_gmt":"2010-02-12T09:28:01","slug":"a-shkakton-seksi-stres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/seksologu.com\/a-shkakton-seksi-stres\/","title":{"rendered":"A shkakton seksi stres?"},"content":{"rendered":"

\"seks\"<\/a>Pyetje:<\/strong>
\nDoktor
\nJam një adoleshent dhe kam dy pyetje për ju:
\nE para<\/em>: A ka mundësi që duke bërë shumë seks, kjo të bëhet shkak për stres të keq? Këtë e kam dëgjuar nga një mësuesi im.
\nE dyta<\/em>: A e tonizon seksi trupin dhe a bën seksi që të shtosh në peshë? dhe të rriten muskujt?
\nFaleminderit!
\nPërgjigje:<\/strong>
\nTi dhe mësuesi yt, e keni një të drejtë kur mendoni se eksitimi dhe aktiviteti seksual, shkakton rritje të përkohshme të tensionit të gjakut, shpeshtim të frymëmarrjes dhe të punës së zemrës, midis shumë ndryshimeve të tjera fiziologjike . Në fakt, është rritja e tensionit të gjakut që mbush gjenitalet me gjak dhe i bën ato të afta për performancën dhe kënaqësinë seksuale. Si\u00e7 e kupton kjo është një gjendje stresore e kënaqshme, pozitive, natyrale. Këto ndryshime fiziologjike natyrale, nuk janë \u201cstres i keq\u201d dhe të dëmshme për trupin.
\nPërgjigja? e trupit ndaj seksit, pasohet me një gjendje relaksimi të thellë, më e thellë nga para fillimit të aktivitetit seksual, që pasohet e kompletohet me një rënie të tensionit dhe aktivitetit të trurit.
\nTani, konkluzionin bëje vetë.! Unë, vetëm, do të shtoj se përve\u00e7 ushtrimit fizik, që është aktivitet kundër stresit, aktiviteti seksual, ka edhe shumë elementë të tjerë kundër stresit. Gjendja e gëzuar dhe të? qeshurat, bisedat me mikeshën e zemrës, numri i madh i aktiviteteve të hareshme që kryeni dhe seksi i sigurtë, janë, vërtet,? mënyrat më të mira që e ndihmojnë \u00e7do person që të \u00e7lirohet nga stresi.
\nJeni apo nuk jeni, sot, seksualisht aktiv, trupi është ndërtuar për aktivitet seksual dhe për reaksionet fiziologjike që e shoqërojnë atë. Kjo që sapo thashë, natyrisht, nuk do të thotë aspak se nuk
\nndeshemi me një diapazon të gjerë faktorësh negativë e të dëmshëm gjatë marrëdhënieve. Ka sfida seksuale, ka shqetësime midis partnerëve, ka gabime seksuale dhe të gjitha këto ndikojnë negativisht. Por, komunikimi i mirë me partnerin ose partneren dhe marrja e masave mbrojtëse të përshtatshme, janë me shumë rëndësi për ta bërë seksin një aktivitet, relativisht, pa stres.
\nJo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit duhet t\u2019i rregullojnë praktikat e tyre seksuale, që t\u2019u përshtaten ndryshimeve të libidos, përgjigjes fizike dhe shqetësimeve të shëndetit që ata kanë. Operacionet e sapokryera, sëmundjet e zëmrës, diabeti, tensioni i lartë, ankthi, depresioni dhe disa lloje medikamentesh, mund të prishin interesin për seks të një personi të caktuar, po ashtu prishin? edhe aftësinë e tij fizike për t\u2019u përgjigjur seksualisht. Kryerja e marrëdhënieve seksuale është i mundur në \u00e7do moshë, ndonëse partnerëve mund t\u2019u duhet të harxhojnë më shumë kohë, ose të eksperimentojnë aktivitete? dhe teknika të ndryshme seksuale. Me rëndësi është që partnerët të kuptojnë forcat dhe dobësitë e? njeri tjetrit
\nLidhur me pyetjen e dytë<\/em>, duhet të dish se seksi është tonizonjës? i fortë, ve\u00e7anërisht, për Sistemin Nervor Qendror.? Pavarësisht, se si dhe ku bëni seks, kjo sigurisht është edhe aktivitet fizik, por jo aq sa të ndikojë në masën muskulore dhe peshën trupore. Në \u00e7do rast, seksi influencon për mirë në shëndetin e përgjithshëm.? Të kesh parasysh, se kur bën seks, gjej mundësinë që në mënyrë rutine të bësh? edhe ushtrime \u201cbodybildingu\u201c të përshtatshme. Mos harroni, gjith\u00e7ka që do të bëni gjatë marrëdhënies seksuale, duhet ta bëni me dëshirën e partnerit tjetër.
\nPyetjen tënde e konsideroj me rëndësi, sepse ajo tregon që informacionin dhe historitë që dëgjojmë nga mësuesit, miqtë, prindërit dhe media ne e ngulitim në kokë dhe bëjmë që të rritim gëzimin e jetës.
\nSi\u00e7 e shikon, nuk është kurrë vonë për të pyetur dhe për të mësuar
\nPa\u00e7 fat dhe shëndet
\nDoktori<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Pyetje: Doktor Jam një adoleshent dhe kam dy pyetje për ju: E para: A ka mundësi që duke bërë shumë seks, kjo të bëhet shkak për stres të keq? Këtë e kam dëgjuar nga një mësuesi im. E dyta: A e tonizon seksi trupin dhe a bën seksi që të shtosh në peshë? dhe të […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[20],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/841"}],"collection":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=841"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/841\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/seksologu.com\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}