Pyetje:
I nderuar Doktor,
Deri tani kam bërë sex me shumë femra. Goca, me të cilën kam lidhje tani, i ka buzët e vaginës më të lëshuara se gjithë të tjerat ! Në konsultim me ca shokë më thanë që kjo ndodh nga marrëdhënia sexuale e tepërt! Kjo është lloj vagine, apo ka ndonjë faktor tjetër që ka ndikuar që buzët e vaginës ti zgjaten aq shumë? Ju lutem, nëse keni mundësi, më jepni? një sqarim më të detajuar!
Faleminderit!
Përgjigje:
Buzët e vaginës ndryshojnë në vajza dhe gra të ndryshme. Ndonjëhere buzët e vogla të vaginës dalin jashtë buzëve të mëdha. Nuk ka dyshim që nga gjëndja e buzëve varet shumë edhe pamja e vulvës së vajzave dhe grave. Shumë gra që bezdisen nga pamja e buzëve të tyre, kryejne operacione plastike te buzëve. Madje disa gra janë shumë të shqetësuara. Me moshimin dhe me numrin e madh te lindjeve edhe gjendja e forma e buzëve ndryshon. Por nuk ka lidhje lëshimi i buzëve, me aktivitetin seksual të gruas.
Për ta kuptuar më mirë përgjigjen time, po të dërgoj një përgjigje që i kam dhënë një lexueses para teje dhe që titullohet “Vagina Perfekte”
Të uroj shëndet e fat!
Doktori!
VAGINA “PERFEKTE”
Shkak për këtë shkrim u bënë letrat që kam marrë prej disa vajzave. Ato mendojnë se vulva e tyre nuk është normale. Ato ankohen se i kanë buzët e vogla të vaginës, shumë më të mëdha nga norma. Buzët e vogla u varen jashtë buzëve të mëdha. Një tjetër ankohet për klitorin që e ka shumë të madh. Të tjera ankohet për buzët vaginale asimetrike, që i kufizojnë të veshin kostume banje si të shoqeve të tyre. Të gjitha ankohen, se këto anomali janë shkak, që kanë evituar jetën seksuale.
Ato e konsiderojnë këtë një shqetësim të madh për jetën e tyre dhe pyesin në se mund të korrektohen këto gjendje me operacione plastike. Disa prej tyre kanë kohë që kanë bërë? kërkime në internet, por pa arritur të gjejnë rrugëdaljen. Ajo që bën përshtypje është fakti, se këto vajza, ndonëse, me këtë shqetësim kaq të madh, për arsye mentaliteti, akoma, nuk janë vizituar tek mjeku Obstetër-Gjinekolog.
Këtyre vajzave u jam përgjigjur personalisht, por duke e parë tendencën për kirurgji kozmetike vulvo-vaginale, si një fenomen të ri në ambientin tonë (për këto çështje, së paku mua, nuk më janë drejtuar pyetje më parë), mendova ta trajtoj problemin, në këtë artikull, në mënyrë të përgjithshme .
Rritja e madhe e popullaritetit për kirurgjinë plastike, pra, për të bërë riskulpturimin e një pjese të vetme të trupit human, bëri që në mënyrë të paevitueshme, të shfaqet kërkesa pwr kirurgji kozmetike edhe në ato zona të trupit- që pak njerëz, përfshi dhe pacientët- nuk i shohin kurrë. Ndërkohë,? që vija ndarëse midis kirurgjisë funksionale dhe asaj kozmetike akoma mbetet e pa qartë, mjekët Obstetër /Gjinekologë, kudo në botë,? përballen me disa dilema etike, që nuk mund të parashikoheshin.
Ankesat tipike seksuale, të cilat dëgjohet në zyrat e Obstetër /Gjinekologëve, përmblidhen, midis të tjerash edhe në këto: “ Nuk kam interesin që duhet të kisha për seks”.? “Trupi im nuk është ai që duhej të ishte”, “Marrëdhënia seksuale nuk është komforte, por me dhimbje”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), është përgjegjësi e mjekëve, veçanërisht, e mjekëve që trajtojnë çrregullimet e traktit riprodhues, që të merren edhe me shëndetin seksual të pacientëve të tyre.
Shikoni këto statistika:
Afërsisht, 44% e grave Amerikane, vuajnë nga disa forma të disfunksionit seksual. Ankesat e tyre kryesore janë:? Humbje e interesit për seks (38.7%). Eksitim seksual i ulët (26,1%) . Vështirësi për të arritur orgasmën (20.5 %)
Përgjegjësisë së mjekëve Obstetër/Gjinekologë,? për të menaxhuar shëndetin seksual të pacienteve, sot, u është shtuar edhe koncepti për “Kirurgjinë e përmirësimit seksual”, e cila përfshin? shërbimin për kërkesat e pacienteve për një vaginë dhe vulvë “perfekte”. Tani, nuk konsiderohet e pazakontë të dëgjosh ankesa të tilla: “Buzët e vaginës time janë shumë të mëdha”, ose “Vagina ime është shumë e zgjeruar”.
Gjithkujt në këtë situatë i lind pyetja:? Si erdhi puna deri këtu?
Nuk ka dyshim se nxitjen më të madhe në këtë drejtim e bën media.? Vaginat dhe vulvat i dëgjon në rrjetin e televizioneve, madje, edhe në ato “prime time”. I dëgjon në “ Grey’s Anatomi” e filma të tjerë si ky, ku termat kanë marrë tingëllime të çuditshme si e famshmja “va-xhej-xhej”.
Revistat për gratë, të cilat janë jo të pakta në tregun tonë,? bëjnë, me sa duket, sa dëm aq edhe mirë,? kur promovojnë vetë-vlerësimin dhe? imazhin trupor të grave.? Ndërkohë, që artikujt në këto revista ofrojnë këshilla për atë se “çfarë duhet bërë?” për të përmirësuar, thuajse, çdo aspekt të trupit dhe mendjes së grave, opinionshkruesit dhe modelet ofrojnë standarde të bukurisë, që janë të paarritshme prej grave.? Lidhur me dukjen specifike të gjenitaleve, filmat X dhe R, kanalet kabllore për të “rriturit”, pornografia në internet dhe revistat që tradicionalisht idealizojnë gjenitalet femërore, nuk rreshtin sw shkruari. Këtu duhet shtuar se? reklamat për produktet dhe procedurat për heqjen e qimeve, kanë për objekt zonat gjenitale dhe japin mesazhin se gjithçka që është “natyrale”, nuk është e domosdoshme.
Por, cili duhet të jetë? roli i mjekut, në këtë situatë,? A nuk është kjo kërkesë e papërmbajtur për kirurgjinë vaginale dhe vulvare, sot, pasojë e përpjekjes së mjekëve për të bërë më shumë para, veçanërisht, për këto operacione, për të cilat sigurimet nuk imbursojnë asgjë dhe paratë dalin të gjitha, të thata, nga xhepi i pacienteve? A nuk është kjo një mënyrë e mirë që të fitojnë para, ata mjekë që e kanë ndërprerë praktikën e obstetrikës dhe gjinekologjisë për arsye të frikës nga malpraktika mjekësore. Me kirurgjinë plastike, këta mjekë, mbushin praktikën dhe skedulin e tyre kirurgjikal?
Përveç arsyeve të lartpërmendura, është fakt i njohur, që doktorët ndjejnë shumë presion? prej grave, për të plotësuar kërkesat e tyre.? Sa e sa gra? kërkojnë lindjen me sectio cezariane, vetëm, për të evituar zgjerimin vaginal gjatë lindjes.? Sa shumë gra kërkojnë ndihmën e kirurgjisë kozmetike, për të korrigjuar? “dëmtimet” vaginale të lindjes.
Ka edhe një problem tjetër. Shumë gra, pa marrë parasysh se cilat janë shkaqet për këtë, ato janë bërë obsesive me labiat, me vulvën dhe me vaginën e tyre. Në këtë mënyrë, ato kanë bërë që kirurgjia plastike të bëhet dega e kirurgjisë, që është zhvilluar dhe rritur më shpejt, siç janë,proceduarat pwr rijuvenimin vaginal (rinimit).
Statistikat e më poshtme e përforcojnë këtë mendim.
Sipas Shoqatës Amerikane? për Kirurgjinë Plastike dhe Estetike, rreth 11,7 milion procedura kozmetike kirurgjikale dhe jokirurgjikale, janë kryer në Sh.B.A. në vitin 2007. Sipas kësaj shoqërie 5 procedurat kryesore kozmetike që kryhen sot janë:
•? ? ? ? ? ? ? Rritja e gjinjve, plastika e hundës (rinoplastika), liposuksioni, plastikat e kapakëve të syve (blepharoplastikat) dhe
plastika e barkut (abdominoplasty).
•? ? ? ? ? ? ? Kirurgjia e rinimit (rejuvenimit) vaginal? është procedura që për nga shpejtësia e rritjes zë vendin e tretë.
Në vitin2005 u kryen 793 operacione të tilla. Në vitin 2006 u kryen 1030 procedura dhe këto numra vazhdojnë
të rriten çdo ditë, pavarësisht, rezultateve ekstremisht të vagëta që jepen.
Analizat për procedurat kozmetike vaginale, që kryhen “pa indikacione mjekësore, por thjesht kozmetike”, tregojnë se siguria dhe efikasiteti i këtyre procedurave, akoma, nuk është i dokumentuar . Çmimet e këtyre procedurave, të cilat, siç dihet, nuk mbulohen nga inshurancat mjekësore, lëvizin nga 3.800 dollarë për hymenoplastikën me laser, në 6,800 dollarë për labioplastikën? për zvogëlimin e buzëve dhe 8,400 dollarë për kolporrhaphinë anteriore me laser, colporrhaphinë posteriore dhe perinoplastinë.
Disa kritikë të këtyre procedurave theksojn se, mungesa e të dhënave statistikore-shkencore, si dhe kërkesat, akoma, të paprovura, se këto procedura mund të mjekojnë disfunksionet seksuale dhe inkontinencën urinare stresore , pa cikatrikse, pa dhimbje dhe pa disfigurim të organeve; nuk janë gjë tjetër, veçse një lloj mutilimi gjenital femëror, i kohëve moderne. Kritikë të tjerë janë të shqetësuar? nga modeli i biznesit, që bën të kufizohet përhapja e informacionit të përshtatshëm dhe arritjet shkencore që lidhen me këto procedura.
Ndërkohë, përkrahësit e këtyre procedurave thonë, se ata japin shërbime të domosdoshme për gratë, që kanë shqetësime të ligjshme lidhur me trupin e tyre dhe se ato kanë të drejtën? për të kërkuar përmirësim fizik, madje, edhe kur mungojnë disfunksionet seksuale dhe disfigurimi i organeve gjenitale. Sipas tyre, për shembull, gratë me hypertrofi labiale, mund të kenë mjaft probleme higjenike dhe? në këto kushte, thonë ata, mjekimi është i këshillueshëm sepse është i sigurtë, i thjeshtë dhe kryhet në kushte ambulatore. Obstetër –gjinekologët që i kryejnë këto ndërhyrje, e konsiderojnë veten si mjekët më të kualifikuar? për procedura kozmetike, sepse kanë njohuri të mëdha për gjenitalet femërore dhe traktin riprodhues të gruas. Një avantazh tjetër është se këto ndërhyrje kirurgjikale bëhen me para në dorë, për shërbimin dhe për ambientin tip “boutique”, që doktori krijon për operacionet në kushte ambulatore. E gjitha kjo ofron, gjithashtu,? një potencial të shënuar si për doktorin edhe për kënaqësinë e pacientit.
Duhet të themi, se shumica e grave që u nënështrohen këtyre operacioneve, janë, vërtet, të afta që vetë të japin pëlqimin e informuar për 5 procedurat kryesore, pa presionin e shoqërisë dhe të medieve. Ky presion duket në dyshimet? që ngjall tek gratë,? duke mos i konsideruar ato adekuate dhe me imazh trupor të mirë.? Kjo do të thotë se ky presion dhe jo vetë gratë, do të përcaktojë se cila vaginë është “normale”, ose se çfarë e bën një hundë tërheqëse?
Ndërkaq, njohuritë e pakta të grave për gjenitalet e tyre,? bëjnë që gratë të jenë më? të manipulueshme dhe të besojnë se ato kanë vulva dhe vagina të deformuara dhe disfunksionale.? A munden Obstetrët dhe Gjinekologët? të harxhojnë më pak kohë për të rikonfiguruar buzët e vaginave të grave dhe? të harxhojnë më shumë kohë për edukimin e grave lidhur me anatominë? normale të perineumit, të formës dhe të funksionit të tij.? Ka një literaturë të gjerë sot, që përcakton variacionet e mëdha të gjenitaleve femërore normale.
Kuptimi më i mirë i diapazonit të madh të morfologjisë gjenitale, që konsiderohet “normale”, do t’i ndihmonte? shumë gratë, të cilat, sot, janë bërë shumë? obsesive për dukjen e organeve të tyre gjenitale. Sipas një mendimi të shëndoshë shkencor, mjekët Obstetër – Gjinekologë së pari, duhet të gjejnë shkaqet se pse pacientet e tyre kërkojnë vulvoplastikën dhe vaginoplastikën, përpara se ata vetë, të kenë rënë dakord për të kryer procedurën. Etika dhe realizimi korrekt i këtyre operacioneve mbetet, akoma, sot, një topikë me shumë debate dhe diskutime të gjalla.
Shumë autorë, kanë mendimin se kur kërkohet kryerja e procedurave kirurgjikale kozmetike vaginale? dhe vulvare, rëndësi kanë katër principe etiko-mjekësore kryesore.
Këto principe janë:
1-Të respektohet pavarësia e gruas
Sipas principit për pavarësi, një grua e rritur dhe me mendim të shëndoshë, duhet ta marrë vetë vendimin përfundimtar,? për çfarëdo procedurë mjekësore që do t’i nënshtrohet. Ky është principi më i përgjithshëm? që duhet të përdoret për të justifikuar procedurat kozmetike. Ndërkaq, duhet kuptuar, se kur një grua nuk funksionon? mirë mendërisht, gjendja e saj duhet të mbahet parasysh kur bëhet fjalë për kirurgjinë plastike. Gratë që janë mendërisht të shëndosha, janë në gjendje të vendosin vetë për korrektimin e defekteve fizike, që ato vetë i perceptojnë si të tilla dhe që do të përmirësojë imazhin dhe funksionin e tyre trupor. Në këto përmirësime hyn dukja, rritja e vetëbesimi, gruaja dhe vajza bëhet mw popullore, rritet forma emocionale e gruas dhe mbi të gjitha, përmirësohet kualitetin i jetës së tyre. Edhe pse këto gra e kanë të drejtën të vendosin për t’iu nënshtruar kirurgjisë kozmetike, pavarësia e tyre për të zgjedhur të veprojnë në këtë mënyrë,? përsëri mund të jetë e debatueshme, sepse ato mund të jenë të detyruara prej partnerëve të tyre seksualë dhe mund të jenë ngucur nga mjeku kirurg, i cili e përshkruan operacionin, padrejtësisht, si një “operacion që nuk lë shenjë”, ”si? një operacion pa gjak”, ose “pa dhimbje”.
Problemi është më i vështirë me gratë që kanë çrregullime psikike, siç janë çrregullimet dysmorfike të trupit (BDD),? që paraqiten për të kryer procedura të kirurgjisë kozmetike. Crregullimet dysmorfike të trupit? që karakterizohen nga shqetësimi i madh, ose nga preokupimi i madh për defektet trupore imagjinare,? ose fare të vogla në fizikun e tyre.? ? Sipas vlerësimeve shkencore, mbi 20% e pacientëve që kërkojnë kirurgji kozmetike vuajnë nga çrregullimet dysmorfike trupore (BDD), ndërkohë, qw incidenca e kësaj gjendjeje psikike në popullsinë e përgjithshme është,? mesatarisht, rreth 2% , me tendencën gjithnjë në rritje.
2-Të mos bësh dëm.
Lidhur me procedurat kirurgjikale kozmetike vaginale dhe vulvare, shumë autorë, sjellin në kujtesë të mjekëve imperativin e moçëm etik : “ Primum non nocere est” (e para është të mos bësh dëm). Ky imperativ etik, e ngarkon mjekun me përgjegjësi dhe i? jep atij të drejtën të refuzojë kryerjen e këtyre procedurave kozmetike, po qe se ai gjykon, që rreziku potencial e tejkalon përfitimin nga operacioni.? Akoma, në shkallë botërore, nuk ka të dhëna të mjaftueshme, për të bërë një analizë të qartë të përfitimeve nga këto operacione plastike.
3-Të përfitohet sa më shumë nga operacioni.
ëdonse, nga të dhënat e raportuara, mund të konkludohet se shumica e operacioneve për labioplastikë kryhen për arsye kozmetike, ka edhe procedura të tjera kirurgjikale që kryhen në vulvë edhe për arsye mjekësore. Të tilla ndërhyrje janë riparimi i defekteve gjenitale femërore, hypertrofia e labiave, ose rritja asimetrike sekondare,? disa gjendje kongjenitale, ose të fituara të organeve femërore, si dhe pasojat nga ekspozimi i tepruar ndaj androgenëve. Në këto situata kërkohet kryerja e labioplastikës, operacionet për zvogëlimin e klitorit të madh dhe plastikat perineale. Mjekët Obstetër –Gjynekologë e dinë mirë se të dhënat shkencore, tregojnë se rikonstruksioni tradicional, siç janë riparimet anteriore dhe posteriore, si dhe operacionet? për prolapsin dhe inkontinencën urinare, e përmirësojnë shumë funksionin seksual të gruas. Por, ndodh gjithashtu, që e ashtuquajtura de novo dyspareunia dhe pasoja të tjera të operacioneve për konstruksionin vaginal, janë jo të rralla. Ato hasen në masën 26% deri 37% të pacienteve, që? u janë nënështruan këtyre procedurave. Edhe pacientet që i nënshtrohen vulvoplastikës dhe vaginoplastikës provojnë komplikacione të ngjashme. Është kjo arsyeja që çdo mjek, që merr përsipër të kryejë këto operacione, duhet të bëjë, detyrimisht,? një vlerësim të? kujdesshëm të qëllimit që ka pacientja dhe? të rezultatit që pritet të arrihet pas operacionit.
4-Probleme ligjore
Shumë autorë,? në kryerjen e këtyre procedurave vulvare dhe vaginale, shikojnë edhe probleme që kanë të bëjnë me ligjin. Unë nuk di, nëse ka ndonjë ligj tek ne për operacionet plastike. Tani që këto operacione po shtohen, padyshim, që ka nevojë edhe për një trajtim ligjor të këtyre operacioneve. Ka autorë, që mendojnë se operacionet vulvare dhe vaginale, që kryhen, thjesht, për arsye kozmetike dhe përdorin për këtë qëllim resurset e vlefshme të shoqërisë, kanë nevojë të vlerësohen edhe nga ky parim juridik. Ata shqetësohen më pak për këtë princip, në rastet kur pacientja paguan nga xhepi i saj.
Konfuzioni lidhur me etikën për kryerjen e procedurave, thjesht, për arsye kozmetike- në mënyrë specifike për kirurgjinë vulvare dhe vaginale- nuk parashikohet të shuhet shpejt. Ndërkaq, kur të grumbullohet më shumë material për rezultatet? e këtyre operacioneve, do të ketë mundësi që të zgjidhet më mirë çështja e malpraktikës mjekësore, respektimi i pavarësisë së pacientes dhe forca e ligjit në këtë proces. Kirurgët e plastikës kozmetike duhet të adaptojnë modelet multidisiplinore që përdoren në kirurgjinë bariatrike. Siç dihet, po thuaj,? çdo kandidate për kirurgji bariatrike, më përpara vlerësohet nga një psikiatër. Vizita psikiatrike ka për qëllim të vlerësojë motivin e kandidates për të kryer kirurgjinë bariatrike. Vizita psikiatrike është në gjendje t’u japë përgjigje pyetjeve të mw poshtme, që lidhen me? gratë dhe vajzat që do t’i nënshtrohen operacioneve vulvo-vaginale:
A dyshon gruaja ose vajza, se pas kirurgjisë mund të ndodhin komplikacione të padëshiruara?
A janë reale, rezultatet që vajza dhe gruaja? pret të arrihen pas operacionit?
Cilët? faktorë psikologjikë, socialë dhe mjekësorë, do të kontribuojnë? në suksesin ose dështimin e operacionit?
Pwr të gjitha këto arsye çdo vajzë dhe grua që do t’i nënshtrohet operacioneve plastike vulvo-vaginale, duhet t’i nënshtrohet, fillimisht, një vlerësimi psikiatrik.
Dr. Adem Harxhi
New Jersey Dhjetor 10, 2009