Pyetje:
I nderuar doktor,
Ju lutem a mund të më tregoni se për çfarë arsye bëhet ngjeshja me “vegsh” te gratë, që nënkupton rrotullimin e mitrës me ngjeshje? Kam dëgjuar nga gratë se kush i bënë këto prova ka mundësi për të lindur një fëmijë me gjini tjetër në krahasim me? lindjen e? mëparëshme. Sa është e vërtetë kjo dhe a janë të rrezikshme këto prova?
E interesuar por edhe e frikësuar…!
Ju faliminderit paraprakisht.
Përgjigje:
Këto metoda që thua ti, si dhe shumë të tjera që thuhen nga njerëz të ndryshëm, nuk kanë asnjë bazë shkencore. Sot, shkenca, teorikisht, e ka zbuluar plotësisht problemin e zgjedhjes së seksit të fëmijëve. Kjo ka bërë që edhe praktikisht duke u instruktuar nga nje mjek i përgatitur, çiftet ta zgjedhin seksin e fëmijëve të tyre të ardhshëm në 80-85% të rasteve. Kjo nuk është pak, kur krahasohet 50% me 50% që e zgjidh natyra.
Për këtë duhet që gruaja dhe burri të kenë njohuri të plota për ciklin menstrual të gruas, kryesisht, të dinë mirë ditën kur gruaja lëshon vezën (ovulacionin). Në vartësi të kësaj do përcaktohet koha kur çifti duhet të kryejë marrëdhënien seksuale.
Për të gjitha këto, do të keni mundësi të njiheni më mirë më vonë, sepse jam duke përgatitur një program për këtë problem.
Paç shëndet e fat.
Doktori