A mund të ndryshojnë homoseksualët?

gay-flagPyetje:

Doktor doja të dija a mund të kurohen homoseksualët në Shqipëri?

Përgjigje:

Homoseksualët, në atë masë dhe në atë shkallë, që mjekohen në të gjithë botën, besoj, mjekohen edhe në Shqipëri. Rëndësi ka që ata të dëshirojnë të ndryshojnë. Shumë autorë homoseksualët i konsiderojnë si persona me adiksion seksual dhe i mjekojnë këta me të gjitha mënyrat që mjekohen adiksionet dhe çrregullimet Obsesivo-kompulsive.
Për më shumë lexo artikullin e mëposhtëm.
Te uroj shëndet e fat
Doktori

A mund të ndryshojnë homoseksualët?

Gjatë historisë njerëzore janë përdorur disa metoda për mjekimin e homoseksualizmit mashkullor. Shumica e këtyre metodave ka? qenë shumë barbare. Homoseksualët burra mjekoheshin me :

1-Kastraksion testikular-(tredhje e burrave)
2-Terapia me elektroshok
3- Ekspozimi ndaj rrezeve Rontgen, i gjëndrave të tyre endokrine.? Mendohej se homoseksualët kishin prishje të balancës hormonale.

Kur këto metoda mjekimi dështuan, filloi të përdorej mjekimi kirurgjikal.
Operacioni që kryhej për këtë qëllim u quajt lobotomia, një operacion që kryhej në tru.
Për herë të parë këtë operacion e kryen tek shimpazetë, dy neurologë amerikanë, Jacobsen dhe Fulton.
Më vonë, Lobotominë, si operacion për mjekimin e homoseksualëve (burra dhe gra) e përdori Dr.Walter Freeman (1895-1972). Ky operacion u përdor, afërsisht, për njëzet vjet, nga viti 1930 deri në vitin 1950. Një instrument i veçantë si një thikë speciale, që quhej “leucotom preciz”, përdorej për të prishur lobin frontal dhe sistemin limbik (qendra emocionale e trurit), tek homoseksuali. Pas këtij operacioni, personat që i nënështroheshin, qetësoheshin, humbitnin dëshirën për seks (libidon), nuk flisnin dot, humbitnin memorien, humbitnin emocionet dhe shndroheshin në “njerëz”, krejtësisht, të tjerë. Kjo metodë, siç shihet, nuk kuronte homoseksualitetin, por prishte njeriun. Ajo e bënte homoseksualin ashtu siç e dëshironte familja e tij.
Më vonë Freeman e thjeshtësoi teknikën. Ai përdori një instrument si një “gozhdë”, e cila ngulej thellë në tru, nëpërmjet kockës në mes të ballit, mbi hundë (glabelës). Kjo gozhdë lëvizej nga të dy anët e trurit dhe e nxirrte masën trunore jashtë. Doktori, si një showman i vërtetë, shkonte kudo në Amerikë dhe e kryente lobotominë në vende publike dhe në televizione. Shpesh herë ai nuk përdorte as masat për sterilizimin. Mbahet mend, që në një ditë ai bëri 25 lobotomi.

Dr Freeman thoshte: “Lobotomia e bëri Amerikën më të mirë, pa skizofrenë, pa homoseksualë dhe radikalë “ (ai e kishte fjalën për politikanët radikalë).
Në vitin 1955, në Amerikë, më shumë se 19,000 gay, lesbiane, masturbatorë kronikë dhe kriminelë violentë, ishin shndërruar në budallenj, në qenie pa seks. Opinioni ishte mësuar me këtë situatë dhe askund nuk dukej ndonjë protestë. Këta 19000 viktima të kirurgjisë, çuditërisht,? konsideroheshin Amerikanë të mirë.
Nga fundi i viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, filloi stuhia e protestave popullore, që i dha fund këtij operacioni. Revolucioni feminist dhe ai seksual që e pasoi, bënë që homoseksualiteti të dalë nga dollapi dhe homoseksualët filluan të organizohen.
Kundër homoseksualitetit janë përdorur shoku elektrik si dhe disa lëndë psikopharmakologjike, të cilat përdoreshin për të trajtuar shumë çrregullime psikike.
Më 1973, nën presionin e madh të lëvizjeve homoseksuale, psikiatrat e hoqën? homoseksualizmin nga lista e sëmundjeve mendore. Disa historianë të kësaj periudhe thonë: “lobektomia ishte e mirë – por kura ishte më e “keqe” nga sa ishte vetë “sëmundja”
Nga fundi i viteve të shtatëdheta, Dr. Roeder, pasues i Freemanit, njoftonte se kishte kuruar disa homoseksualë me një operacione në tru. Ai u digjte homoseksualëve hipotalamusin (zonë në tru), me një elektrodë. Të operuarit pas operacionit, nuk shndërroheshin në qenie pa seks, por ktheheshin në njerëz normalë. Madje, edhe sot, disa doktorë dhe familjarë të homoseksualëve, kërkojnë një kurë si kjo, për homoseksualitetin.

Sot, në debatin për të drejtat e homoseksualëve, çështja kyçe që diskutohet është kjo:

A mund ta ndryshojnë orientimin seksual homoseksualët?

Studimet më të fundit kanë treguar, se homoseksualiteti nuk është një gjendje e pandryshueshme. Homoseksualët mund të ndryshojnë. Rëndësi ka fakti, që ata ta dëshirojnë këtë ndryshim në orientimin e tyre seksual.
Studimet e Irving Bieber dhe Masters e Johnson, kanë treguar se në procesin e mjekimit, homoseksualët, që kanë dëshiruar të ndryshojnë orientimin e tyre seksual, e kanë ndryshuar atë në heteroseksual, ose biseksual. Këta shkencëtarë, kanë ndryshuar orientimin seksual të 2/3 të burrave dhe grave, që kanë pasur dëshirën të bëhen heteroseksualë (normalë).
Duhet kuptuar mirë, se homoseksualiteti është mënyrë sjelljeje, ai nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Kjo është arsyeja, se pse psikoterapia është e suksesshme në ndryshimin e orientimit nga homoseksual në heteroseksual.
Homoseksualët mund të ndryshojnë por, fillimisht, duhet të kuptojnë se sjellja e tyre është e papranueshme.
Si konkluzion mund të themi: Për problemin tepër të debatueshëm, nëse mund të ndryshojnë ose jo homoseksualët, shërben studimi me i ri që hedh dritë në këtë çështje.

Në muajin Maj të vitit 2001 shpërtheu një studim i ri, që njoftonte se disa homoseksualë shumë të motivuar, u kthyen në heteroseksualë. Konkluzionet e këtij studimi, ranë ndesh me pikëpamjen e organizatave të shëndetit mendor, që thonë se orientimi seksual është i fiksuar njëherë e përgjithmonë. Sipas këtyre organizatave, e ashtuquajtura terapi “reparative”, vetëm, sjell dëm. Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve, e sulmuan këtë studim.
Studimin e udhëhiqte Dr. Robert L. Spitzer, profesor i psikiatrisë në Universitetin Columbia në Neë York. Duhet të themi se Dr. Spitzer ishte po ai, që në vitin 1973 kryesoi komisionin e spikiatrave? që e hoqën homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve psikiatrike.
Dr. Spitzer thotë, se? 66% e burrave dhe 44% e grave homoseksuale, kanë arritur atë që quhet funksionim i mirë heteroseksual. Ai tha, gjithashtu: “Ky studim tregon se disa njerëz mund të ndryshojnë nga homoseksualë në të drejtë dhe ne duhet ta bëjmë këtë konkluzion të njohur.”
Konkluzionet e studimit të Dr. Spitzer, kanë rëndësi shumë të madhe.? Siç e theksuam më lart, komisioni i psikiatrave me në krye Dr. Spitzer, në vitin 1973, e hoqi homoseksualizmin nga lista e çrregullimeve? psikike. Por, faktet e reja bënë, që po ai Dr. Spitzer, sot, pas rreth dyzet vjetëve, i mjekon homoseksualët që duan të konvertohen.
Dr. Spitzer i mjekon homoseksualët si persona me çrregullime psikike,? gjë që tregon se? homoseksualizmi duhet parë si një çrregullim psikik, që mund të trajtohet, po qe se personi është i ndërgjegjshëm për mjekimin e tij.

Dr. Adem Harxhi