Rreth Dr.Harxhit

foto1 023-web
Lindi në qytetin e Gjirokastrës më 16 Janar 1936.
Në vitin 1960 mbaron me diplomë të shkëlqyer Fakultetin e Mjekësisë dhe caktohet Pedagog në Klinikën e Neurologjisë së Fakultetit. Shpejt ky emërim u anulua dhe u dërgua mjek në okulist në rrethin e Gjirokastrës.
Ai ngriti të parin repart të okulistikës, që u shërbente rretheve Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë dhe Përmet.
Ne vitin 1969, emërohet drejtor i spitalit të Gjirokastrës duke ushtruar dhe detyrën e mjekut okulist, detyra te cilat i mbajti deri ne vitin 1986, kur u emërua mjek pranë ambasadës së Shqipërisë në Budapest-Hungari.
Për shumë vite, deri sa u largua nga Gjirokastra, ka qenë pedagog i Fiziologjisë dhe Anatomisë në degët e Biologjisë dhe në atë të Ciklit të ? Ulët të Universitetit? “Eqrem Çabej” Gjirokastër.
Gjatë jetës së gjatë si mjek dhe si punonjës në fushën e organizimit shëndetësor, Dr. Harxhi ka botuar dhe referuar shumë artikuj në shtypin vendës. Ka referuar shumë tema shkencore në sesionet shkencore, kudo nëpër rrethet e Shqipërisë. Ka botuar artikuj edhe në revista mjekësore të huaja.
Në vitin 1986, emërohet mjek pranë Ambasadës së R.P.Sh në Budapest dhe pas kthimit prej andej, punoj si mjek okulist ne Rrethin e Sarandës ku shërbimi i okulistikës ishte mbyllur.
Në vitin 1993 emigroi familjarisht ne Sh.B.A, ku për asnjë moment nuk u shkëput nga bota e mjekësisë.foto usa
Në vitin 1994 është ndër nismëtaret, së bashku me Prof. Skënder Kodra dhe Prof. Ulvi Vehbiu, që kërkuan nga shteti i New Yorkut lejen për të themeluar të parën? Akademi Shqiptaro – Amerikane të Shkencave. Pas aprovimit të saj, ai është zgjedhur dhe vazhdon të jetë nënkryetar i kësaj Akademie,
Në vitin 2000, duke qenë ne emigrim, botoi librin “Janë Sytë e Tu”. Një libër me karakter shkencor popullor, që bënte të ditura për shqiptarët, rezultatet e operacioneve me laser për heqjen e syzave, të cilat sapo kishin filluar të kryheshin në Amerikë. Ky libër është vazhdim i interesimit të tij për sytë e rinisë universitare.
Gjatë qëndrimit në emigracion, pati mundësinë të punojë në një fushë që ka qenë pasioni i tij i vjetër, ne fushën e seksualitetit dhe seksit. Kjo fushë ka zgjuar interesin e tij, sepse si mjek dhe humanist, ka vënë re se jeta e shumë bashkatdhetarëve të tij, kish humbur shumë nga kualiteti i saj, si pasojë e injorancës seksuale që zotëronte në shoqërinë shqiptare.
Në vitin 2002 , që pas një studimi shumë vjeçar dhe duke ? përfituar nga eksperienca e disa prej klinikave më të mira të seksterapisë në Amerikë, Dr. Harxhi shkroi traktatin ‘ “Seksualiteti dhe Seksi”.
Me insistimin e tij, duke i rezistuar një opinioni tepër restriktiv në fushën e seksualitetit, u angazhua në edukimin seksual të njerëzve në një nga stacionet televizive të vendit– “GjeliVision”. Në këtë mënyrë Dr. Harxhi u bërë pionier në fushën e edukimit seksual të njerëzve në Shqipëri.
Këtë punë të filluar e ka bërë me përkushtim. Ai ngriti në Tiranë shoqatën “Respekt, për problemet seksuale”, që synon edukimin seksual të njerëzve veçanërisht të rinisë. Ideja për të ngritur këtë shoqatë i lindi nga interesimi i madh i publikut shqiptar për të mësuar më shumë në këtë fushë, që për shoqërinë tonë ka qenë një tabu.
Në vitin 2003, boton një libër shumë të vlefshëm dhe shumë interesant me titull: “Fëmijët duan të dinë për seksin Në këtë libër gjenden përgjigjet për rreth dyqind pyetje që prindërit dhe fëmijët i kanë drejtuar doktor Adem Harxhit. Ky libër është një ndihmë e paçmuar për fëmijët, prindërit e tyre, si dhe për arsimtarët.
Janë shumë të njohura emisionet e tij “Linja e Kuqe”, që i zhvillon me pyetje direkte nga shikuesit, tre herë në javë, në orët e vona të natës në Televizionin “ 24 News” të Tiranës.
Ka rreth tre vjet, që çdo të Shtunë dhe të Diel, Dr. Harxhi, ? shkruan artikuj lidhur me seksin në gazetën “Shekulli” dhe çdo muaj në ? revistën “Spektri”. Në këto shkrime trajtohen probleme të jetës seksuale dhe përgjigje për pyetjet e lexuesve. Punët e tij në fushën e seksologjisë kanë ngjallure interes shumë të madh brënda vendit. Shumë gazeta të vendit kanë shkruar dhe intervistuar Dr. Harxhin.
Punët e Dr. Harxhit për problemet seksuale, kanë tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja.
Kështu në datën 25 Shkurt shkruante njw artikull të gjatë revista? “ War and Peace Report”.
Në Mars 2003 shkruante gazeta “Variete” dhe në 16 Qershor 2003 një artikull të gjatë shkroi gazeta “The Times” e Londrës e cila e quante Dr. Harxhin si Dr. Ruth-in e Shqipërisë.
Në vitin 2004 Televizioni Qendror i Lubljanës Slloveni, erdhi dhe realizoi një emision televiziv me Dr. Adem Harxhi për problemet e seksit, si njw eksperiencë të vlefshme për Slloveninë.
Kontributi i Dr. Adem Harxhit në fushën e edukimit seksual është i shquar dhe me shumë vlera, ndaj ne vendosëm të hapim këtë faqe në Internet, për t’u dhënë mundësi sa më shumë njerëzve të përfitojnë nga mësimet e tij shumë të vlefshme.
Duke hapur këtë faqe ne mendojmë se u bëjmë shqiptarëve, kudo ku janë nëpër? botë, një shërbim të çmuar.

Leave Comment