Rreth Seksologu.com

Në këtë website ofrohen informacione për shumë pyetje që më janë drejtuar.
Po qe se nuk gjeni material për shqetësimin tuaj, ju lutem, drejtojeni pyetjen që keni direkt në e-mailin:[email protected].
Nëse keni ndonjë problem serioz mjekësor, siç janë hemorragjitë e pashpjegueshme, dëmtime gjenitale, rrjedhje qelbi, ose çdo shqetësim tjetër serioz, shkoni menjëherë tek doktori. Materialet e këtij webi kanë karakter edukativ dhe informues, por ato nuk mund të zëvendësojnë doktorin tuaj, i cili do ju vizitojë dhe do ju mjekojë.
Mbani parasysh! Gjithkush është përgjegjës për shëndetin e tij seksual.

Njoftim !

Ky Website ka për qëllim të bëjë edukim seksual dhe informim seksual për ata që e dëshirojnë këtë. Disa nga këto informacione nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Është detyra e prindërve që pasi të kenë vlerësuar nivelin e pjekurisë së fëmijëve të tyre, të gjykojnë nëse përmbajtja është ose jo e përshtatshme për fëmijët.
Besoj se të gjithë njerëzit kanë të drejtën të marrin përgjigje të ndershme për pyetjet që kanë lidhur me sistemin e tyre riprodhues, ashtu siç marrin informacione për sistemet e tjera të organizmit.
Për sa kohë kam bindjen, se sa më shumë informim të kenë njerëzit aq më të armatosur do të jenë ndaj dëmeve fizike dhe emocionale, e quaj të domosdoshëm edukimin e tyre seksual
Unë e di se të gjithë njerëzit ndjejnë po njësoj. Unë di, gjithashtu, se disa informacione seksuale kanë lidhje me moshën dhe një pjesë e mirë e tyre nuk janë për fëmijët. Është kjo arsyeja që prindërit janë të lutur ta shikojnë informacionin e ekspozuar në këtë website dhe pastaj të gjykojnë për vlerën e këtij informacioni për veten dhe për fëmijët.

Për çdo informacion kontaktoni [email protected]

Leave Comment