A rritet penisi nese ushqehesh mire ose nese pi viagra?

Pyetje:
Pershendetje doktor, nqs mashkulli ushqehet keq ,vetem me te skuqura, yndyrna ,fast food per vite te tera, normalisht keto sjellin nje gjak te trashe dhe probleme me tensionin. A do te kishte rritje penisi nqs do kurohej tensioni dhe rrahjet e zemres si pasoje e kequshqyerjes. Po viagra a ka efekte anesore? A shkakton viagra rritje te penisit? Do tju lutesha te me kthenit nje pergjigje, pasi nuk ndiej pothuajse asgje gjate marredhenies seksuale.

Pergjigje:
Sigurisht ushqimi i mire qe ploteson te gjitha kerkesat qe ka organizmi per lendet ushqimore, vitaminat e mikromineralet ka shume rendesi, per burrin dhe per gruan. Ne se burri yt ka gjak te trashe, qe une e kuptoj yndyrna te rritura ne gjak, le te beje nje analize gjaku dhe ajo dallohet dhe mjekohet me barna te caktuara. Nuk e di sa vjec eshte ky burri, por penisi nuk rritet me ushqim me te mire, ashtu sic nuk do te rritej edhe hunda ose kemba.
Lidhur me Viagren, ajo ka disa fenomene anesore dhe gjithnje jepet me recete doktori. Kjo do te thote se doktori gjykon kush duhet te marre Viagra.
Viagra ndihmon burrat qe nuk kane ereksione te mira, i ndihmon ata te forcohet me shume penisi gjate aktit seksual, por ajo nuk e ben me te madh penisin.
Lidhur me faktin se nuk ndjen kenaqesi gjate seksit, kjo mendoj une nuk vjen nga madhesia e penisit. Per kete ka arsye te tjera, te cilat i kam shkruar ne kete blog shume here. Gjejini keto materiale dhe lexoini.
Edhe njehere, nuk eshte kurre vone, per t’u kthyer ne menyre te shendetshme jetese duke flakur zakonet e pashendetshme, sic eshte edhe ushqyerja e keqe me fastfood.
Pac fat dhe shendet
Doktori.