Në shkallë botërore, gjysma e të? sëmurëve me AIDS, janë infektuar kur kanë qenë adoleshentë.
(Vini re! Them të sëmurë me AIDS, jo të infektuar me HIV)
AIDS është një problem i madh për shumë të rinj, prindër, ekspertë në fushën e shëndetësisë, edukatorë dhe për shumë njerëz të tjerë të infektuar me HIV.
Janë shkruar shumë libra e artikuj kudo në botë për HIV/AIDS, ashtu siç janë shkruar edhe tek ne.? Janë përpiluar programe. Janë organizuar kurse dhe biseda në mediat publike, në shkolla dhe në çdo familje. Shumë njerëz të shquar të artit, të sportit, doktorë dhe aktivistë publikë shkëmbejnë eksperiencën; dhurojnë para për kërkimet dhe për prodhimin e materialeve informative. Ata shpenzojnë kohën dhe paratë e tyre për të rritur njohuritë e njerëzve për sëmundjen.
Disa nga viktimat e sëmundjes, siç është ylli i basketbollit amerikan Magic Johnson, jetojnë për shumë vjet me HIV. Ndërsa të tjerë, siç janë? ylli i MTV Pedro Zamora, aktivisti Ryan White dhe ylli i tenisit botëror Arthur Ashe, kanë vdekur nga AIDS
Shumë njerëz, midis tyre shumë personalitete të jetës politiko-shoqërore, janë aktivizuar në luftën kundër HIV/AIDS.