Pyetje:
Doktor, jam një djalë 22 vjeç dhe kam një problem..zakonisht kur shikojmë me shokët ndonjë video pornografike si psh një vajzë dhe një djalë duke bërë seks për herë të parë dhe asaj vajzës filloj ti dalë gjak nga vagina kuptohet.. kur e pashë mu morën mend dhe u zbeha. E njëjta gjë do të më ndodhi dhe mua pasi unë jam i fejuar një gocë të virgjër?
Përgjigje:
Pornografia në shumicën e saj nuk është e vërtetë. Ajo është e bazuar mbi truke. Në qoftë se nuk i duron dot këto skena pornografike, mos i shiko. Askush nuk të detyron.
Lidhur me frikën, se kjo gjakderdhje e frikshme mund të ndodhë edhe me të fejuarën tënde, une të them mos ki frikë. Gjakderdhja e herës së parë nuk është aq masive, ato janë vetëm disa pika gjaku, dhe jo të gjitha vajzat gjakosen kur bëjnë seks për herë të parë. Edhe njëherë mos u friksoni. Merrini punët me qetësi, ngadalë dhe pa stres e panik. Çdo gjë do të shkojë mirë.
Para se të bëni interkursën e parë, lexoni të dy me shumë kujdes, të gjitha materialet që janë në këtë blog, lidhur me herën e parë.
Uroj shëndet dhe fat.
Doktori