Gardenerella vaginale

Pyetje:
Pershendetje doktor,
une jam ana nga tr dhe doja tju pyesja per semundjen e gardnerelles…para 2 vjetesh isha e infektuar nga kjo semundje un u mjekova dhe simptomat u larguan,tashme skam me probleme te pakten te dukshme,por a ka mundesi te perseritet semundja apo te mos sherohesh dhe mos kesh shenja? gjithashtu doja tju pyesja nese semundja eshte e transmetuar nga partneri tek mua (sepse per mua eshte i vetmi partner dhe skisha shume kohe qe kisha kryer mardhenie per here te pare),dhe nqs po ath atij ja ka transmetuar dikush tjeter? pres pergjigjen tuaj flm.

Pergjigje:
Vaginoza bakteriale ose vaginiti jospecifik ose Gardenerella vaginale, nuk konsiderohet si nje infeksion qe transmetohet seksualisht, por kur gruaja ka infeksione qe perseritetn, mund te kete nevoje qe te mjekohet edhe partneri.

Ky lloj infeksioni shkaktohet nga bakteri Gardenerella vaginale dhe nga bakterie te tjera anaerobike qe ne sasi te vogla, normalisht, rojne ne vaginen e gruas. Infeksioni shkakton sekrecione jeshile ose gri me ere peshku te keqe, qe behet me e keqe gjate menstruacioneve, ose kur cifti ben seks te pambrojtur dhe sperma perzihet me sekrecionet vaginale. Mund te kete kruajtje dhe djegje ne vagine.
Mjekohet me antibiotike nga goja ose ne forme kremi vaginal, per pese ose shtate dite.
Beni seks te sigurte, perdorni cdo here kondomin.
Pac fat e shendet
Doktori