Klitori i Madh !

clitor_1Pyetje:

Doktor,
Më vjen shumë zor që u pyes, por jam shumë e shqetësuar. Klitori im më duket se është shumë i madh, më i madh nga i të gjitha shoqeve të tjera. A është kjo normale?
A mos jam nga ato që i quajnë hermafroditë?
Të lutem m’u përgjigj sa më parë. Jam e shqetësuar.
Të faleminderit shumë.

Përgjigje:

E para gjë që më duhet të të them është të mos shqetësohesh. Klitori tënd mund të jetë vërtet më i madh se i vajzave të tjera që ti njeh. Kjo ndodh sepse ndonjëherë, gjatë zhvillimit të fëmijës në bark të nënës, gjëndrat adrenale prodhojnë hormonin e tyre dhe kjo bën që vajza të lindë me klitor të madh. Kjo gjendje nuk e prish funksionin e klitorit që është të japë kënaqësi seksuale dhe ta dini se klitori ka më shumë mbaresa nervore nga sa ka penisi i djemve…

Por a duken njësoj klitorët e dy vajzave të ndryshme?

Është njësoj si me penisin e djemve. Klitorët janë me dimensione të ndryshme. Këto dimensione variojnë brenda një diapazoni të madh të “normës”. Klitorët? e grave mund të jenë të gjatë ose të shkurtër, të trashë ose të hollë, të sheshtë që me zor dallohen ose më të dukshëm. Maja e klitorit e njohur me emrin koka, mund të duket ose të jetë e fshehur. Gjatë eksitimit seksual klitori rritet dhe ndryshon pozicionin.

Ju nuk më thoni çfarë moshe keni dhe as nuk e kam të qartë në se je vizituar ndonjëherë tek një mjek gjinekolog ose tek një mami. Po ke qenë ka rëndësi çfarë të ka thënë doktori. Në qofte se nuk ke qenë akoma, tani është tamam koha që të shkosh.

Do të bëje mirë të shkoje tek doktori tënd para se të vesh tek gjinekologu. Në se nuk ia thua dot shqetësimin doktorit, shkruaj një shënim dhe jepja? atij përpara se të të vizitojë. Shënimi mund të jetë afërsisht kështu: “Më shqetëson diçka. Por më vjen zor t’u a them. Jam e shqetësuar për madhësinë e klitorit tim. Kam frikë se është shumë i madh”.

Ka shumë mundësi që doktori të thotë se është me dimensione brenda normës dhe do ta largojë shqetësimin tënd duke ekzaminuar anatominë e gjenitaleve të tua. Shumë herë ndodh që të duket i madh por në fakt është normal.

Ndoshta do të ishte mirë të shikoni ilustrime dhe fotografi të klitorit dhe vulvës përpara se të shkoni tek doktori. Ka shumë libra për këtë qëllim, me të cilat mund të konsultohesh.

Ti dyshon mos je hermaphrodite?

Termi “interseks”, që sot përdoret më shpesh se sa termi “hermaphrodite”, kohët? e fundit ka marrë një vëmendje të madhe në mediat. Zakonisht njerëzit lindin me gjenitale të përcaktuara qartë,? që tregojnë gjininë e fëmijës dhe njerëzit thonë që në lindje: “Lindi djalë!”, ose “ Është vajzë!”. Njerëzit që quhen me interseks (hermaphrodite), lindin me organe riprodhuese të brendshme dhe gjenitale të? jashtme të papërcaktuara qartësisht. Ata mund të kenë shkallë të ndryshme zhvillimi, ose të jenë në nivele të ndryshme të zhvillimit. Për ta pasur më të qartë këtë që sapo thashë përfytyrojeni seksin biologjik si një spektrum drite, ku njëri ekstrem përfaqëson “femrën “ dhe ekstremi tjetër “mashkullin”. Njerëzit me? “Interseks” do t’i korrespondojnë çdo? nuance midis dy ekstremeve. Duke pasur këtë parasysh, ju do të kuptoni se sa shumë variacione ekzistojnë.

Zhvillimi i fëmijës në bark të nënës është një proces i komplikuar, ku ndërveprojnë kromozomet, genet, gonadet (ovaret dhe testikujt), hormonet dhe receptorët hormonalë. Në të gjithë këto elementë interaktivë mund të ketë variacione, të cilat bëjnë që një fëmijë të lindë me diferenca në gjenitalet ose organet e tij/saj të brendshme riprodhuese. Variacionet e jashtme, përgjithësisht vihen re që në lindje, ndërsa variacionet në organet e brendshme mund të mos dallohen deri sa të vijë puberteti i djalit ose vajzës.

Sipas specialistëve që merren me problemin e gjendjeve me interseks, “hyperplasia adrenale” është gjendja më e zakonshme e interseksit. Në këtë rast ndodh që fetusi me XX kromozome (pra një vajzë ), ka një çrregullim gjenetik që prek funksionin e gjëndrave adrenale. Adrenalet në këtë rast, prodhojnë hormone që e bëjnë vajzën të lindë me klitor më të madh se mesatari. Këto vajza me XX kromozome (kromozome “femërore”), kanë anatomi tipike “femërore”, por kanë vetëm klitorin më të madh. Kështu mund të jesh dhe ty.

Njerëz të tjerë me interseks mund të kenë XX kromozome (kromozome tipike “femërore” ), por mund të kenë dy teste dhe disa organe riprodhuese të brendshme mashkullore. Këto janë disa nga tipat e variacioneve kromozomalë që mund të shfaqen.

Disa djem me sindromën e Klinefelter (XXY kromozome), duket sikur zhvillohen “normal” deri në pubertet dhe nuk prezantojnë asnjë ndryshim “tipik”. Pas pubertetit ata nuk janë të aftë të prodhojnë spermatozoide, pra janë sterilë edhe pse nuk kanë ndryshime të dukshme fizike.

Ne jemi mësuar që një djalë ose një vajzë ta dallojmë nga organet gjenitale të tij dhe nga mënyra se si flet, vepron dhe është i trajtuar. Por llogaritjet flasin ndryshe. Në çdo 2000 të porsalindur njeri ka lindur me anatomi riprodhuese që është “konfuzionuese” dhe që është vështirë të identifikohet qartë në se fëmija është “mashkull” ose “femër”, pavarësisht që prindërit e të afërmit thonë lindi djalë ose vajzë.

Shpesh mjekët kur lindin fëmijë interseksualë, për t’i klasifikuar në njërën nga këto dy kategori, vajzë ose djalë, nxitojnë të kryejnë kirurgjinë që në lindje ose kur fëmijët janë fare të rinj. Operacionet bëhen për t’u ndryshuar gjenitalet dhe për t’i bërë ato të duken “normale”. Shpesh këto operacione bëhen edhe për arsye kozmetike. Kjo në jo pak raste komprometon funksionimin e gjenitaleve dhe në vend që të jetë një zgjidhje është një mutilim gjenital i fëmijës. Për shembull, doktorët mund të kryejnë kirurgji “kozmetike” tek një vajzë me klitor të madh. Kjo kirurgji konsiston në zvogëlimin e klitorit për ta sjellë atë në? dimensione “normale”. Por, ndërkaq ky operacion ka prishur përgjigjen seksuale të vajzës, sepse nervat e klitorit gjithmonë dëmtohen gjatë këtyre operacioneve.

Shumë persona të rritur me interseks, e kundërshtojnë me forcë kirurgjinë. Ata pas operacionit ndjehen të shkatërruar (mutiluar), të braktisur, të diskriminuar, të shfuqizuar dhe të futur me detyrim në njërën ose tjetrën kornizë që atyre nuk u shkon. Retrospektivisht ata do të kishin preferuar të ishin rritur pa e bërë këtë operacion, por operacioni është bërë kur ata nuk janë në gjendje të vendosin. Për ta kanë vendosur prindërit dhe mjekët. Është kjo arsyeja që sot të sëmurët dhe mjekët mbrojnë pikëpamjen se personi duhet të jetë i aftë të marrë vendime vetë lidhur me operacionin dhe me gjininë e tij ose të saj. Me? mbështetje dhe informacion të përshtatshëm mjekësor, kur ai ose ajo të jetë në një moshë kur të jenë të aftë të japin pëlqimin, atëherë duhet të bëhen këto operacione.

Ti mund të jesh krejt normale dhe këtë do të ta thotë doktori kur do të shkosh të vizitohesh. Por unë i thashë të gjitha këto lidhur me pyetjen tënde dhe frikën për interseks, sepse ka edhe të tjerë që janë me të tilla probleme, ose do të lindin me probleme interseksuale.

Ajo që unë do t’u rekomandoja gjithë personave me probleme interseksuale është të kenë vetëbesim dhe kujdes për veten. Mos e margjinalizojnë veten në ekstrem, por të integrohen nëpërmjet edukimit, këshillave, mbështetjes dhe historive personale të të tjerëve.

Të uroj shëndet dhe fat.
Dr. Ademi

One Response to Klitori i Madh !

  1. dardan says:

    A mund te me tregoni diqka lidhur me simptomat e personave me kromozome xxy,,,,nese nje person esht me keto qka duhet te nderrmariim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>