Kopulimi Anal dhe Seksi Oral

Protect_Yourself_by_bottlefairyKopulimi Anal

Gjatë këtyre marrëdhënieve partneri pritës (receptiv) është më i rrezikuar në krahasim me partnerin hyrës (insertiv).

Mbi pesëdhjetë përqind e personave të diagnostikuar me AIDS, janë infektuar me HIV nëpërmjet aktit seksual anal burrë me burrë.

Seks anal nuk bëjnë vetëm homoseksualët. Seks anal bëjnë edhe heteroseksualët edhe biseksualët. Edhe çiftet heteroseksuale bëjnë seks? anal. Të rinjtë bëjnë seks anal prej frikës së shtatzënisë, ose për të ruajtur “virgjërinë”.

Nga sa thamë kuptohet qartë kjo gjë: e rrezikshme është soji i aktivitetit seksual që personi kryen dhe jo gjinia e personit ose orientimi i tij seksual ( gay ose i drejtë).

Seksi anal është me rreziqe për burrat dhe për gratë.

Seksi Oral

Mundësia për t’u infektuar me HIV gjatë këtij aktiviteti seksual është e? vogël. Në pështymë ka një kimikat që e inaktivizon HIV-in. Por, nuk përjashtohet mundësia që edhe me këtë mënyrë seksi, të infektohesh me HIV.

Puthjet nuk janë të rrezikshme. Ka pak viruse në pështymë. Por ka shumë mundësi, që gjaku i cili rrjedh nga gingivat e sëmura të një personi të infektuar të infektojë edhe partnerin, veçanërisht, gjatë puthjeve të thella (puthja franceze).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>