Kur arrihet orgazma?

Pyetje:
I nderuar doktor!
Unë që ju shkruaj nuk kam kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Desha të di cilat janë shenjat që tregojnë se një femër është duke u prishur, dhe prishja arrihet në momentin kur femra arrin në orgazëm?

Përgjigje:
Në qoftë se nuk ke kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale, pa dyshim, që je virgjëreshë. Edhe po qe se je një vajzë qe ke lindur pa hymen (të tilla ka), edhe po qe se himeni është shkatërruar për arsye të tjera? jo seksuale, kur nuk ke kryer marrëdhënie seksuale penetrante, ti je teknikisht e virgjër.
Problemi më me rëndësi është virgjëria psiko-emocionale. Në qoftë se ti nuk ke kryer marrëdhënie vaginale penetrante, por ke kryer seks anal, seks oral, je përkëdhelur dhe fërkuar me një djalë deri sa ke arritur orgasmën, ti psiko-emocionalisht nuk je e virgjër edhe pse teknikisht mund të jesh virgjëreshë.
Vajzat e arrijnë orgasmën edhe duke vetë-masturbuar, ose duke fantazuar, ose në gjumë. Në këto raste, edhe pse arrijnë orgasmën, ato janë virgjëresha psiko-emocionalisht dhe teknikisht.
Nuk ka lidhje orgasma me virgjërinë. Mund të arrish orgasma dhe të jesh e virgjër, dhe mund ta? humbësh virgjërinë pa arritur orgasma. Ka gra që bëjnë seks vaginal penetrant vite të tëra dhe nuk kanë provuar asnjë orgasmë. Këto gra nuk janë të virgjëra.
Për këto probleme në? blog kam shkruar shpesh.
Paç shëndet e fat
Doktori

3 Responses to Kur arrihet orgazma?

  1. aldi says:

    psh doktor…ju flm per pergjigjet qe na keni dhene deri tani…do doja tju pyesja lidhur me ORGAZMEN… kam lexuar se vajzat ne momentin kur arrijne kenaqsine me te madhe seksuale prishen dhe kjo gje eshte ORGAZMA…do doja te dija ceshte ORGAZMA, ka ngjyre,ere apo ndonje karakteristike tjeter??? a ka ndonje karakteristike qe kur vajza arrin ORGAZMEN ta kuptoje dhe djale qe vajza arriti ne orgazme etj etj…ju faleminderit

  2. saranda says:

    Pershendetje doktorr deshta me dit nese bon sex per her par a ndhodh mos met dal gjake

  3. laureta says:

    pershendetje doktor dehs te dij nese ben seks dhe mshkulli nuk e pastron penisin vetem e fshin dhe ben prap seks a mund te mbetesh shtatezen?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>