Marrëdhënie seksuale për herë të parë

Pyetje:
I nderuar seksolog doja tju pyesja rreth herës së parë të një femre, pasi më kanë thënë që është me dhimbje. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje:
Hera e parë është për të gjitha vajzat dhe djemtë me shumë emocione, ndaj dhe të rinjtë shqetësohen për të. Hera e parë mund të ketë pak dhimbje. Por po qe se dy të rinjtë bëjnë nxemje të zgjatur e të kënaqëshme që vajza të lubrifikohet mirë dhe kur penetrimi bëhet ngadalë dhe me kujdes, hera e parë mund të jetë e kënaqshme. Shumë vajza zhgënjehen herën e parë sepse, presin prej saj më shumë nga çfarë gjejnë. Mirë është që për herën e parë të përdoret pak lubrifikant. Për këtë temë kam shkruar shumë në blog. Kërko dhe do të gjesh shumë materiale të vlefshme Uroj që hera e parë të jetë për ty, e mrekullueshme siç e mendon dhe pa dhimbje. Doktori