Pyetje:
I nderuar doktor unë? asnjëherë nuk masturbohem, se di dua t’ju pyes se a është kjo në rregull apo jo?
Përgjigje:
Ti thua se asnjëherë nuk ke masturbuar. Kjo është çështja jote. Unë si doktor të them se masturbacioni është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm.
Kur them është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm dua të them se masturbacioni nuk bën dëm për shëndetin, por përkundrazi bën mirë dhe se duke masturbuar një vajzë ose një djalë njeh edhe mundësitë e veta se deri ku mund të shkojë në eksitimin seksual. Ka shumë vajza dhe gra që kënaqen më shumë seksualisht duke masturbuar, se sa duke bërë seks me partnerë seksualë. Ka rëndësi që masturbimi të bëhet duke zbatuar rregullat e higjenës seksuale dhe të mos bëhet adiktiv.
Nuk do të bësh keq, po qe se provon të vetë-kënaqesh seksualisht.
Nuk më thua moshën, je e martuar ose jo dhe se a ke filluar jetën seksuale. Në cilatdo kushte që të jesh, masturbacioni është i këshillueshëm.
Lexoje edhe një herë me shumë kujdes artikullin tim në blogun “seksologu.com” “Masturbacioni Femëror”
Të uroj shëndet, fat dhe kënaqësi seksuale
Doktori.