Pyetje:
I nderuar doktor, jam një vajzë 19 vje? nga Tirana. Ka 5 muaj që kam kryer marrëdhënien e parë mirëpo asnjëherë nuk kam arrituar kënaqësi, vagina është shumë e thatë. Sapo fillojmë marrëdhënienen ndjej dhimbje dhe largohem. Jam shumë e shqetësuar pasi po e bezdis edhe të dashurin. Ju lutem më ndihmoni.
Përgjigje:
Gjërat e mira nuk arrihen menjëherë. Me kohë do përmirësohen.
A ke masturbuar dhe a vazhdon të masturbosh? A je kënaqur dhe a kënaqesh duke masturbuar? Po qe se po, me siguri që do të kënaqesh edhe me seksin, sepse asaj që bën duke masturbuar vetë, tani shtoi edhe dashnorin. Pra do të kënaqesh edhe më shumë. Masturboni me njëri tjetrin dhe kur të jesh gati, i dashuri të tentojë të penetrojë në vaginën tënde. Përdorni lubrifikant dhe provoni pozicionin “ti sipër”. Që të mos keni dhimbje merre ti drejtimin e aktit seksual. Lejo të penetrohesh kur të jesh gati. Më shumë paralojë seksuale dhe më shumë lubrifikant akti seksual do të jetë më i kënaqshëm dhe pa dhimbje. Merrini punët ngadalë. Krijoni kushte sa më të mira për të kryer aktin seksual. Hiqni ?do shqetësim kur kryeni aktin seksual. Largoni ?do frikë. Mos thuaj bezdis të dashurin duke patur dhimbje. Aktin seksual do ta bëni të dy të jetë i gëzuar dhe pa dhimbje. është përgjegjësi e të dyve. Që ke ti dhimbje është edhe përgjegjësi e tij që nuk di.
Shpresoj ta kaloni sa më parë këtë situatë, si? e kanë kaluar edhe shumë shoqe të tuat. Më shumë praktikë, më mirë.
Uroj shëndet e fat
Doktori