Pyetje:
Përshëndetje doktor jam një djalë 25 vjec, kam kryer marrëdhënie disa herë me partnere të ndryshme pa pasur probleme, por tani kohët e fundit kam filluar të kem probleme me organin gjenital si p.sh djegie në pjesën e sipërme të kokës, dhimbje jo të shpeshta në fundin e barkut dhe kam shumë c’rregullime me organin gjenital sepse nuk arrin të ngrihet plotësisht si më përpara. Ju lutem doktor më ndihmoni me një përgjigje sepse jam shumë i shqetësuar? Faleminderit.
Përgjigje:
Ti duket se je infektuar. Shko të vizitohesh tek një doktor, mundësisht një urolog, ose dermatolog. Ai do të gjejë mikrobin dhe do të japë mjekimin e duhur.
Pa u mjekuar mirë, mos provo të bësh seks me asnjë vajzë. Ti kështu si je, po qe se ke një sëmundje infektive seksuale, infekton cdo partnere seksualë me të cilën bën seks. Përdor kondomin cdo herë që bën seks. Lexo në blog për sëmundjet infektive seksuale dhe për Seksin e Sigurtë.
Pac fat
Doktori