SEKS PËR HERË TË PARË

Pyetja është me shumë rëndësi dhe është shqetësim për të gjithë ata që do të provojnë interkursën seksuale për herë të parë, veçanërisht për vajzat. Edhe lexues e dëgjues të tjerë më kanë pyetur me shqetësim për interkursën e parë dhe për këtë problem kam folur dhe shkruar edhe më parë

Që në fillim, dëshiroj të them, se nga  pyetja jote nuk del e qartë në se ju të dy keni qenë seksualisht aktivë duke kryer atë që quhet extrakursë (përkëdhelje trupore që ndonjëherë çojnë deri në orgasmë, masturbim reciprok të njeri-tjetrit, seks oral ose anal dhe tani pyetni në mënyrë specifike për atë që nuk e keni bërë akoma, pra për interkursën vaginale?. Ka mundësi që ju të mos keni bërë asgjë prej këtyre që thashë më sipër.

Duke qenë kështu, përgjigja do të jetë më e përgjithshme, dhe do të përfshijë të gjitha ato gjëra që ju duhet të dini për “Herën e Parë”.

Krijoni kushte që të ndjeheni mirë emocionalisht dhe fizikisht për atë ditë të shënuar, të cilën nuk do ta harroni kurrë, ndonëse do të bëni mijëra të tjera.

Vendi ku do të kryeni marrëdhënien e parë seksuale duhet të jetë një vend i sigurtë, ku nuk duhet të keni frikë se u diktojnë dhe që krijon të gjitha kushtet që ju të jeni të relaksuar kur të kryeni  marrëdhënien. Shkurt “hera e parë” nuk duhet të kryhet pas një gardhi, pas një shkalle, në ndenjësen e pasme të makinës ose kudo ku nuk janë kushtet e përshtatshme.

Le të supozojmë që ju të dy do ta provoni herën e parë në shtëpinë e njërit prej jush, ose në një hotel në një vend turistik, larg shqetësimeve dhe tensioneve.

Ambienti duhet të jetë tërësisht privat. Dyert të jenë të mbyllura, perdet të ulura dhe sigurohuni se nuk do të ketë ndërprerje gjatë marrëdhënies seksuale. Këto kanë më shumë rëndësi për ty, sepse vajzat e kanë të vështirë të përqendrohen në stimulimin seksual, kur nuk ndjehen të sigurta.

Me këto pak rreshta dëshiroj të pakësoj habinë, tensionin dhe ankthin tuaj për “herën e parë”. Pavarësisht këshillave që keni marrë dhe përgatitjeve që keni bërë, si të gjithë të rinjtë, edhe ju do të keni një ankth të brendshëm dhe një tension disi të çuditshëm.

Bisedoni dhe synoni që të krijoni besimin tek njeri-tjetri. Sigurojeni djalin se do t’ia falni moskryerjen mirë të detyrave të “herës së parë” Gjërat do të përmirësohen me kohë. Asnjeri nga ju nuk duhet të jetë kritik për shokun, herën e parë.

Do të bëni, ose jo banjë kjo varet nga ju. Por gjatë gjithë jetës, duhet të bëni kujdes që të dy të bëni banjë para se të bëni seks.

Çdo gjë fillon mbarë kur do të zhvishni njeri-tjetrin tërësisht. Në qoftë se ty nuk e ke të lehtë të zhvishesh tërësisht, për këtë ti nuk ke faj. Shoqëria dhe familja të ka mësuar të jesh e ndrojtur dhe ta mbulosh trupin me tesha. Djali nuk duhet të të detyrojë të zhvishesh kur ti e ke këtë gjë shumë të rëndë. Kjo nuk bëhet duke shtypur butonin “hera e parë”.  Gjithë ato ndijime të ndrojtjes, që janë kultivuar gradualisht për një periudhë të themi njëzet vjeçare, ose më shumë, nuk shuhen automatikisht menjëherë. Është vendi të themi se, sipas studimeve, edhe në vendet e përparuara, shumë vajza nuk zhvishen herën e parë. Rëndësi ka që djali të kuptojë e të respektojë ndjenjat e tua e të mos sillet kritik me ty po qe se ti heziton. Kur ai respekton ndjenjat e tua,  gjatë kësaj kohe që ju po përshtateni seksualisht me njeri-tjetrin, padyshim, që dashuria, respekti dhe devocioni yt për të, do të rriten dhe do të forcohen.

Le ta themi edhe një herë, zhveshja është një procedurë normale e herës së parë. Pas zhveshjes është mirë që ju të filloni të bisedoni lirisht, të pyesni dhe t’u përgjigjni pyetjeve të njeri-tjetrit dhe të kaloni pak kohë duke u kënaqur me trupin e zhveshur të njeri-tjetrit.

Hera e parë, mund të jetë për ju të dy një eksperiencë romantike e kënaqshme, sensuale, e gëzuar dhe pasionante, por mund të jetë dhe e ngathët, shqetësuese, jo komforte, e pakëndshme, ose çdo kombinim i këtyre të gjithave. Kjo varet kryesisht nga ju të dy, nga dijenitë tuaja seksuale dhe nga përgatitja psiko-emocionale që keni bërë për herën e parë.

Kur do të jeni gati për eksperiencën e parë seksuale, duhet të përpiqeni ta bëni çdo gjë drejt dhe në mënyrë të plotë. Për të pakësuar çdo shqetësim, ose dhëmbje dhe për të shtuar kënaqësinë e interkursës së parë, ju duhet t’i jepni njeri-tjetrit kohë për të njohur trupat tuaja dhe të eksitoni njeri-tjetrin seksualisht në mënyrë të plotë, përpara se të filloni penetrimin.

Ti si shumë vajza të tjera, je në ankth për shqetësimet, ose dhëmbjet e herës së parë. Por jo të gjitha vajzat provojnë dhëmbje dhe shqetësime. Jo të gjitha vajzat i ndjejnë këto shqetësime me të njëjtin intensitet. Njerëzit kanë nivele të ndryshme të tolerancës për dhëmbjet dhe shqetësimet.

Këto që do t’u them tani do t’u ndihmojnë të përgatiteni sa më mirë për interkursën e parë:

Me vete duhet të keni lubrifikant ujor dhe kondome (edhe pse mund të keni pirë pilula për kontrollin e lindjes). Një libër me ide për seksin dhe pozicionet seksuale është mirë që ta keni shikuar e studiuar së bashku që më parë. Leximi i një librit erotik ose shikimi bashkërisht i një video erotike atë natë ose më përpara, do të ishte një ide e  mirë. Mos harro të veshës të brendshme që eksitojnë seksualisht.

Paraloja seksuale duhet të jetë një periudhë e gjatë, në të cilën djali yt duhet ta vëjë veten nën kontroll, për të mos bërë ejakulacion të parakohëshëm. Ti duhet të stimulohesh dhe eksitohesh deri afër orgasmës. Ky është momenti kur fillon interkursa seksuale. Gjatë interkursës ti duhet të arrijsh në  orgasmë bashkë me djalin ose menjëherë pas teje edhe djali. Mos e konsideroni këtë një gjë të lehtë. Kjo është një përvojë e vështirë dhe komplekse. Mos prisni që të jeni të suksesshëm në të gjithë procesin, që herën e parë që do ta provoni.

Ti mund të  më pyesësh: “Cfarë probleme mund të ketë dhe çfarë nuk do të shkojë mirë?. Shumë gjëra mund të ndodhin. Ju të dy nuk dini akoma mirë si të përdorni kondomin. Ju nuk dini sa eksitim të duhet ty  përpara se të filloni interkursën. Djali i ri mund të takojë të jetë nga ata “me shkrepje të shpejtë” dhe mund të “prishet” shumë më shpejt nga sa e mendonit.

Ka shumë gjëra që mund të ndodhin e që mund të të pengojnë të arrish orgasmën në interkursën e parë.

Cilat janë këto gjëra?

-Ti mund të mos jesh eksituar mjaftueshëm përpara se të filloni  interkursën .
- Ti mund të ndjesh se je e ngushtë dhe ke dhëmbje kur fillon interkursa dhe nga dhëmbjet mund të humbasësh edhe atë eksitim që  pate.
- Kur djali do të “prishet” parakohe, ai do ta ndërpresë lojën seksuale dhe eksitimin tënd të më mëtejshëm.

E ritheksoj, mos u dekurajoni po qe se eksperienca e parë seksuale nuk është perfekte. Pas çdo përpjekjeje për aktivitet seksual, ju do të mësoni diçka më shumë dhe herën tjetër do ta beni lojën më mirë.  Synoni ta bëni çdo gjë drejt dhe komplet, përfshi interkursën dhe orgasmën, por perfeksionin mund të mos e arrini dot që natën e parë.

Le të përshkruajmë tani interkursën e parë. Këto që do të them janë gjëra të përgjithëshme. Por ju të dy keni të drejtën dhe obligimin të jeni krijues dhe pak “aventurierë”. Ju mund të zgjidhni pozicionin që u pëlqen, unë do të përshkruaj këtu pozicionin “misionar” që është më i zakonshmi.

Ti do të shrtihesh në shpinë me gjunjë të hapura, me putrat e këmbëve të vendosura plotësisht në dyshek dhe me thembrat afër prapanicave të tua. Djali do të shtrihet djathtas teje, me dorën e majtë nën qafën tënde. Djali ngadalë përkëdhel, bën masazh dhe stimulon të gjitha zonat erotike të trupit tënd. Ai puth buzët dhe gjinjtë e tu. Me duart dhe gishtat e tij eksploron dhe stimulon gjithë trupin tënd, anën e brëndëshme të kofshëve, buzët dhe hyrjen e vaginës dhe së fundi klitorin. Kjo lojë nuk duhet të jetë një proces mekanik e rutinë. Variacionet janë me shumë vlerë. Dëshirat dhe nevojat e vajzave e grave janë të ndryshme. Mos e nënvleftësoni rëndësinë dhe domethënien e kësaj periudhe eksitimi.  Qëllimi është që djali të të eksitojë deri sa ti të jesh plotësisht gati për interkursë. Varet nga dëshira që keni ju të dy, por eksitimi mund të rritet po qe se ju në këtë moment kaloni në stimulimin seksual oral reciprok, si hapi final përpara shtyrjes së penisit në vaginë. Midis gjërave të tjera kjo do të bëjë që stimulimi seksual total të arrijë kulmin duke i çuar të gjitha shqisat tuaja në maksimumin e receptivitetit të tyre. Në këtë moment, çdo qelizë nervore e seicilit nga ju, do të dërgojë e do të marë impulse në kapacitetin e saj më ekstrem.

Kur ti do të mendosh se je e eksituar sa duhet, jepi shënjë atij që të fillojë interkursën. Herën e parë ti mund të mos dish kur ta njoftosh djalin për penetrim. Ti nuk do të jesh e sigurtë për kohën e duhur. Më vonë, përmes experiences, do të mësosh se kur duhet të njoftosh që je gati për penetrim. Shumë djem kur janë teper të eksituar e fillojnë penetrimin para kohe. Mundohu të mos e bëjë këtë gabim edhe djali yt.

Kur ti do të sinjalizosh, djali, do të lëvizë dhe do të shkojë poshtë në drejtim të fundit të krevatit. Këmbët e tij është mirë t’i mbështesë tek fundi i krevatit për të ndihmuar lëvizjet e trupit të tij. Kur krevati është pa fund, këshillohet që të ndroni pozicionin, ta vini kokën nga këmbët dhe këmbët e burrit të mbështeten tek koka e krevatit. Në këtë moment ti do t’i hapësh këmbët dhe gjunjët gjerë. Ai do të lëvizë trupin midis gjunjëve të tua dhe mbi trupin tënd. Pesha e trupit të tij duhet mos rendojë mbi ty por mbi brylat dhe gjunjët e tij. Ky është pozicioni më konfort për të dy sepse mund të lëvizni lirshëm sipas dëshirës. Duhet të themi se në këtë moment niveli i eksitimit tënd mund të bjerë pak. Kjo është diçka që pritet, prandaj nuk duhet të shqetësoheni.

Në interkursën e parë duhet shumë lubrifikant. Përdorni lubrifikantë artificialë dhe djali të penetrojë me shumë kujdes. Penetro pak dhe ndalo për vetëkontroll. Komunikimi me njeri-tjetrin duhet të vazhdojë. Në qoftë se ti ndjen dhëmbje në penetrimin e parë, eksitimi seksual do të të bjerë edhe më poshtë.

Shqetësimi dhe ankthi për këtë eksperiencë të parë mund ta ulin shumë eksitimin tënd.  Pas një pushimi të vogël, burri duhet me kujdes ta levizë penisin përpara në vaginë. Kujdes! jo shumë  përpara. Pusho përsëri një moment. Këtë ai duhet ta bëjë për ta vënë veten nën kontroll e të mos “prishet” para kohe. Pas këtij momenti ai duhet të fillojë lëvizjet e penisit para mbrapa në vaginë. Ky është momenti kur burri duhet të ketë vullnet të hekurt që të ruajë kontrollin e vetes, ndërsa ti duhet ta mbledhësh mëndjen dhe të lirohesh nga emocionet.  Tani është koha t’i thuash vetes e gëzuar: ”ja, kjo ishte”, “ kjo është hera ime e parë” e plot të tjera si këto. Ti duhet ta përqëndrosh vëmëndjen tek klitori, vagina dhe në ritmin me të cilin lëviz penisi para mbrapa në vaginën tënde. Mos u shqetëso për burrin. Ai le të bëjë kujdes vetë për veten e tij. Kjo nuk do të thotë aspak se ti je egoiste.

Burri, herë pas here për intervale të shkurtra duhet të ndalojë lëvizjet, për ta vënë veten nën kontroll, ndërsa ti duhet të bësh kujdes që të arrish eksitimin që kishe para penetrimit dhe mundësisht të arrish orgazmën. Po qe se ti arrin në orgasmë edhe djali do ta provojë atë bashkë me ti.  Të arrish këtë sukses që natën e parë, është vërtet një mrekulli e rrallë.

Në qoftë se ti nuk arrin orgasmën (nga 10 vajza, 9 nuk e arrijnë herën e parë), burri do ta arrijë atë pa ty. Shpesh, në interkursën e pare, burri mund ta arrijë orgasmën menjëherë sa hyn në vaginë, ose shumë shpejt pas kësaj, madje ai mund të “prishet” që gjatë paralojës, kur është duke të eksituar ty, ende pa penetruar. Kjo u ndodh 45 përqind të djemve. Mos u shqetësoni në se kjo ndodh edhe me ju. Duhet kohë dhe eksperiencë që gjërat të përmirësohen. Qëllimi për ju të dy është të provoni orgasmën.

Ti duhet të dish se sipas statistikave 37përqind e djemve kanë nevojë për më tepër stimulim prej vajzës, që tani është eksituar plotësisht për veten e saj. Ky stimulim, është i domosdoshëm  që djali të përmirësojë ereksionin dhe gadishmërinë e tij për interkursë. Në qoftë se kjo ndodh me djalin tënd herën e parë, kjo nuk do të thotë se djali yt është i pandjeshëm seksualisht. Kjo do të thotë se në përqëndrimin e tij altruistik dhe aspak egoist, duke të stimuluar ty për një kohë shumë të gjatë, eksitimi i tij ka pësuar një rënie.

Suksesi i plotë seksual herën e parë është pothuaj i pamundur. Mos u mërzitni për këtë. Në interkursën e parë, nëntëdhjetë përqind e burrave e arrijnë orgasmën, ndërsa gratë nuk e arrijnë dot. Kjo ndodh. Kjo është e vërteta. Në qoftë se kjo të ndodh, mos u ndje fajtore e as mos mendo se je e pandjeshme seksualisht, ose ke vepruar gabim. Kwshtu është fiziologjia. Evolucioni, po të duash thuaj Zoti ose “Krijuesi”, edhe pse është shumë efektiv, perfeksion nuk ka. Në këtë rast edhe djali nuk duhet të mendojë se është partner i papërshtatshëm. Ai është një djalë i ri e normal. Kjo ndodh sepse trupat tuaj kështu janë “kurdisur” dhe duhet eksperiencë për të kordinuar në kohë, procesin fiziologjik kompleks të orgasmës midis dy njerzve.

Supozoni se ju të dy nuk dini të notoni. Ju nuk keni qenë asnjë ditë në det ose në pishinë. Lexuat një libër për notin dhe për “notimin sinkronik”. Një mësues noti u dha instruksione me gojë si ta bëni atë mrekulli artistike në ujë. A do të mjaftonte kjo që ju të hidheni me një herë në ujë dhe të filloni të notoni e të sinkronizoheni që herën e parë?. Natyrisht jo. Ju do të shkoni në fund. Ju duhet të mësoni si të notoni gradualisht. Ju do të fundoseni disa herë përpara se të mësoni të notoni mirë. Kërkon kohë që t’i vini në praktikë instruksionet që keni marrë për të notuar, por në se keni marrë instruktime dhe i zbatoni ato, përparimi, pa dyshim, do të bëhet më i shpejtë

Kërkon kohë dhe stërvitje për ta vënë në jetë informacionin që keni marë përpara. Shumica e të rinjve që ëndërojnë për kënaqësinë seksuale, gabimisht, mendojnë se gjithçka që ata kanë për të bërë është të kenë rënë në dashuri me njeri-tjetrin, dhe të bëjnë interkursë. Ata mendojnë se automatikisht do të gjënden në “parajsën e nëntë” të ekstazës seksuale.  Ska gjë më të gabuar se kjo. Gjatë jetës ju do të shkoni në “parajsën e nëntë” të ekstazës seksuale qindra e qindra herë, por kjo nuk do të ndodhë rastësisht. Kjo do të ndodhë si rezultat i planifikimit të saj të mëncur, i iniciativës, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit, i praktikës, i dashurisë dhe të gjitha këto të kombinuara me eksperiencën që do të fitoni.

Mos u dekurajoni po qe se interkursa e parë nuk është krejtësisht e suksesshme. Mos u mërzitni nga kjo. Është më mirë të qeshni me “budallallëqet “ tuaja. Çdo herë që do të bëni “budallallëqe “ dhe ju do të bëni shumë të tilla gjatë viteve, duhet vetëm të qeshni dhe të thoni: “në rregull, ne bëmë budallallëqe sonte, por ne mësuam diçka të re dhe herën tjetër do ta bëjmë më mirë”. Edhe gjatë interkursës së pare ju mund të mësoni shumë edhe pse ajo është jo plotësisht e suksesshme.

5 Responses to SEKS PËR HERË TË PARË

  1. k.xh says:

    pershendetje .. jam nje vajz 17 vjecare , kam nje te dashur prej 1 vit dhe kemi kryer disa her mardhenie seksuale , problemi im qendron ne faktin se periodate mia kte muaj po vonoj me teper sec duhet , faktikisht muajin e kaluar me kan ardhur dy her , njeher ne fillim dhe njeher ne fund te muajit duke arritur daten nje te ktij muaj qe jemi , mos ndoshta ka ndonje gje per tu shqetesuar , psh shtatzeni te pa deshiruar apo eshte dicka normale sepse vet fakti qe partneri im eshte paksa me i madh se une dhe kemi qen te kujdeshem me ben te besoj se nuk ka ndonje gje per tu shqetesuar shpresoj te jet thjesht nje crregullim .. ju lutem me ktheni pergjigjje.. respekte

  2. Anonim says:

    k.xh. Nuk e di kush dreqin ti ka dhene ato tru dhe cfare edukate te ka dhene familja jote. 16 Vjec eshte shume, po shume heret per te filluar marredheniet seksuale (meqenese the qe keni 1 vit bachke). Shpresoj shume qe ai do jete i dashuri jot edhe me vone, por fatkeqesisht rralle ndodh keshtu.

    ne pjesen me te madhe te rasteve jeni thjesht “preja” e ketyre plehrave qe jane egoiste dhe duan patjeter te kenaqin epshet e tyre kafsherore

  3. jana says:

    a mundem te mbetem shtatezen ne rast kur partneri im nuk ma derdh spermen ne vagin por e largon dmth pa sperm a osht e munder me mbet shtatezan flm .me respekt

  4. Anna says:

    Pershendetje Doktor .. Ju pergezoj per kete pune qe beni dhe ju falenderoj qe jeni gjithmone i gatshem rreth pyetjeve tona ..

    Une jam vetem 16 vjec dhe jam pothuajse 1 vit e lidhur me nje djale 21 vjecar .. Dmth lidhja jone eshte nje lidhje serioze ..
    nuk kam kryer asnje lloj mardhenie me te per vete faktin qe jam e vogel por edhe ai eshte dakort dhe nuk e ka problem qe une nuk jam gati.. Kemi folur dmth per kete teme ..
    Ai eshte i gatshem te me prese deri ne 18-19 vjec .. derisa te mbaroj gjimnazin dhe te kemi dicka zyrtare .. sigurisht nese gjerat na ecin mire ..
    Pyetja ime eshte : Sa mund te qendroje nje mashkull pa kryer mardhenie seksuale ?
    Flm dhe uroj te marr nje pergjigjje te shpejte

  5. klejdi says:

    nuk po ari ta gje pyetjen qe kam ber para disa ditesh me kete emier nese me ndimoni ta gjej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>