Pyetje:
Doktor të lutem mund të më informosh më shumë rreth sides, po vdes nga meraku, kam pasur seks me nje prostitutë para 2 viteve, cilat janë simptomat që duhet të kem tani nqs kam marrë siden nga ajo? Të lutem doktor urgjent!
Përgjigje:
Pas infektimit me AIDS, duhet të kalojnë, mesatarisht, dhjetë vjet, që të shfaqet sëmundja.
Për të hequr cdo dyshim ti duhet të bësh një analizë që tregon je ose nuk je i infektuar me HIV/AIDS.
Analiza bëhet në shumë vende në Shqiperi dhe bëhet falas.
Kur të shkosh për analizë duhet disa javë të mos kesh patur kontakte seksuale, që të përjashtohet një infeksion i mundshëm.
Kujdes! Seksi i sigurtë, sot, është domosdoshmëri, ndryshe rreziku për t’u infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme, midis tyre edhe AIDS, është i lartë.
Pac fat e shëndet,
Doktori