Sapo të marrin vesh se janë HIV-pozitivë,? ata duhet të bëjnë kthesë të menjëhershme në marrëdhëniet e tyre. Jo vetëm duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos infektojnë persona të tjerë, por duhet t’i thonë partnerit seksual, në mënyrë të qartë,? të bëjnë kujdes nga që janë HIV-pozitiv. Sa do e vështirë që mund të jetë kjo, madje, edhe prishja e marrëdhënieve po të ndodhë, ata duhet të jenë të hapur dhe të ndershëm lidhur me statusin e tyre të HIV-it. Kjo është gjëja më me përgjegjësi që duhet të bëjnë. Për të mbrojtur të tjerët që janë të lidhur me jetën e tyre, të infektuarit, duhet të zbatojnë rregullat e mëposhtme:
•? ? ? Të mos bëjnë seks të pambrojtur.
•? ? ? T’i thonë partnerit se janë HIV pozitiv. Partneri seksual ka të drejtën ta dijë këtë.
•? ? ? T’u tregojnë njerëzve me të cilët kanë bërë seks se janë diagnostikuar me HIV.
•? ? ? Të mos përdorin të njëjtën furçë dhëmbësh dhe të njëjtin brisk me të tjerët.
•? ? ? Po qe se mendojnë të kenë fëmijë ose janë shtatzëna të bisedojnë? menjëherë me doktorin e tyre.
•? ? ? Po qe se janë përdorues të drogave, të mos përdorin shiringa të përbashkëta me të tjerë dhe të kërkojnë patjetër ndihmë për dhënien pas drogës (adictionin ).
Të Jenë të Përgjegjshëm për Shëndetin.
Të bësh kujdes për shëndetin, të bësh ushtrime dhe të ushqehesh drejt, është me rëndësi edhe kur je i shëndetshëm. Kjo mënyrë të jetuari është akoma më me rëndësi, madje vitale, për ata që janë të sëmurë. Njerëzit me HIV dhe AIDS kanë sistem imun të dobët, ndaj trupi? i tyre e ka më të vështirë të luftojë me bakteret që ndodhen në ushqimin. Personat HIV-pozitivë duhet të hanë ushqim të shëndetshëm që të rritin nivelin e energjive dhe të forcave dhe trupi i tyre? të jetë më i aftë të mbrojë veten. Është me shumë rëndësi që të pushojnë dhe të relaksohen. Fakti që ata e dinë se janë të sëmurë, bën që të rritet niveli i stresit. Shumë njerëz me HIV praktikojnë meditimin si përpjekje për t’u çliruar nga stresi.
E Ardhmja e HIV dhe AIDS
Fatkeqësisht, HIV dhe AIDS nuk janë afër zhdukjes. Në fakt, kërkuesit, nuk besojnë se një kurë për sëmundjen do të gjendet së shpejti. Çdo herë që kërkuesit mendojnë se janë afër, virusi pëson mutacione, ose axhustohet? me qëllim që të zhvillohet. Me mjekimet e reja, njerëzit kanë shansin të jetojnë një jetë të plotë edhe pse kanë virusin HIV. Më shumë edukim dhe njohuri janë mënyra dhe shpresa që njerëzit të mbrojnë veten nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Po qe se njerëzit mësojnë si të parandalojnë infeksionin HIV, atyre nuk do t’u duhet të mësojnë si të jetojnë me të.