Virgjëria

Pyetje:
Jam një vajzë 23 vjeç? dhe nuk kam kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale por njëherë në moshën 17 vjeç? futa pak gishtin , nuk kam pas as gjakderdhje, vetëm pak dhimbje kështu që desha të dija a e kam prishur virgjërinë?? Desha të dija gjithashtu pse shumë herë kam dhimbje dhe djegje në vaginë dhe kur më vinë menstruacionet kam shumë dhimbje në fund të barkut. Pres përgjigjen tuaj me padurim.

Përgjigje:
Shumë shoqe të tua më kanë bërë pyetje të shqetësuara lidhur me virgjërinë. Në Blogun www.seksologu.com ka shumë materiale për virgjërinë, gjeji dhe lexoji.
Tani shkurt lidhur me pyetjen tënde. Po qe se nuk ke bërë seks me një partner ose partnere deri sa të kesh arritur në orgasmë ti je psikoemocionalisht e virgjër dhe këtë nuk e luan as topi.
Po qe se ai gishti që fute në vaginë ka shkatërruar himenin ti teknikisht nuk je e virgjër, por kjo u ndodh edhe vajzave që nuk futin gishtin por që bëjnë ushtrime të forta si sparkata, hipin në kalë ose në pemë etj. Pra virgjëria teknike mund të mungojë për shumë arsye, ndaj dhe nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se si ti ndjehesh se je. Po qe se ndjehesh e virgjër ti je e virgjër. Po qe se nuk ndjehesh e virgjër, sepse ke bërë marrëdhënie seksuale me një partner, atëherë, nuk je e virgjër.
Ka shume vajza që bëjne seks oral ose anal ose masturbim reciprok deri në orgasëm shumë herë dhe nuk kanë bërë seks vaginal. A janë të virgjëra këto vajza? Ato janë të virgjëra teknikisht, por psikoemocionalisht ato nuk janë të virgjëra. Ose kur dy lesbiane bëjnë seks duke u fërkuar deri në orgasëm me njëra-tjetrën? dhe këtë e kanë bërë qindra herë, si mendoni ju se ato janë të virgjëra nga që kanë himenin të pa prekur?
Edhe një herë ka virgjëri teknike dhe virgjëri psikoemocionale. Kjo e dyta është më me rëndësi dhe unë mendoj se, ashtu siç e shpjegon ti, ju jeni nje psikoemocionalisht virgjëreshë.
Uroj shëndet dhe fat
Doktori