Sistemi imun i trupit përmban më shumë se 100 milionë qeliza imune. Këto qeliza, që prodhohen në organet e sistemit imun, siç është shpretka dhe gjëndrat, punojnë fort për të shkatërruar çdo agjent infektiv që invadon trupin tonë. Kur një virus ose një bakterie hyn në trup, disa qeliza imune të caktuara ngarkohen ta gjuajnë infeksionin dhe të luftojnë me të. Në rastin e HIV, qelizat që kanë këtë detyrë janë “qelizat T-ndihmuese”.
Kur një person infektohet me virusin HIV, sistemi i tij imun shpërndan një numër të madh të qelizave “T-ndihmuese” për ta shkatërruar virusin. Por qelizat “T-ndihmuese” nuk janë të afta ta luftojnë këtë virus, në të kundërt, virusi i infekton qelizat “T-ndihmuese” të organizmit dhe i vret ato. Nga kjo luftë dobësohet sistemin imun dhe ai nuk është në gjendje të luftojë më infeksionet e zakonshme që janë në trup, ose me infeksione të reja. Pas dobësimit të sistemit imun si pasojë e infektimit me HIV, këto infeksione shpërthejnë dhe e shpien personin në vdekje. Vetë AIDS dhe HIV-i, pa këto infeksione, nuk e vdes dot një person të infektuar.
Sistemi imun i shëndetshëm ka 500 deri 1800 qeliza “T-ndihmuese”. Tek një person i infektuar me HIV këto qeliza pakësohen shumë. Personi ka mbetur pa mbrojtje të mjaftueshme për të luftuar me sëmundjet që normalisht do t’i mundte me lehtësi. Shumica e njerëzve me AIDS vdesin nga tuberkulozi, kanceri, sëmundjet e mushkërive, dhe infeksione të tjera.
Çfarë ndodh brenda Qelizës
Infeksioni i T-qelizave: Virusi HIV hyn në trup dhe qelizat T-ndihmuese shkojnë të luftojnë me të. Virusi bashkohet me proteinën CD4, që ndodhet në T-qelizën. Ky bashkim e ndihmon virusin të bëhet një me qelizën T-ndihmuese dhe të jetojë brenda qelizës.
Replikacioni (Riprodhimi): Tani që virusi është brenda qelizës, ai rikopjon? veten duke përdorur pjesë të qelizës T-ndihmuese. Virusi e rikopjon veten mijëra herë brenda qelizës T-ndihmuese dhe pastaj ngrihet në sipërfaqe të qelizës.
Çlirimi: Sapo arrin në sipërfaqe të qelizës, membrana qelizore shpërvishet nga brenda jashtë dhe qeliza lëshon shumë viruse të reja.
Vdekja e Qelizës: Këto viruse të reja shkojnë të takojnë qeliza të tjera të shëndosha dhe përsëritin brenda tyre të njëjtin proces. Kjo vazhdon deri sa të mos ketë më qeliza T-ndihmuese të shëndosha.
Pse HIV nuk ka Shenja?
Gjithë këto gjëra ndodhin brenda trupit dhe personi i infektuar akoma nuk di për këto ndryshime. Kjo ndodh nga që shpejtësia me të cilën virusi HIV infekton qelizat T-ndihmuese të njerëzve, ndryshon nga njeri tek tjetri. Madje,? edhe sot pas kaq vite të tëra studimesh, shkencëtarët nuk dinë pse virusi i shkatërron qelizat T-ndihmuese të disa njerëzve më ngadalë se të tjerëve. Si ta kuptojmë këtë? Le të themi se një person është infektuar me HIV, por për një arsye të caktuar, ai ose ajo, e ka akoma numrin e qelizave “T-ndihmuese” që i duhen për të mos u ndjerë i sëmurë. Mund të kalojnë pesë deri njëmbëdhjetë vjet(mesatarisht) nga infektimi me HIV dhe personi? të mos ndjejë asnjë shenjë të infektimit. Por, edhe pse personi i infektuar? me HIV mund të jetojë një jetë të shëndetshme, ai ose ajo, duhet të bëjnë kujdes të veçantë që të mos infektojë njerëz të tjerë. Personi që nuk e di se është i infektuar, nuk bën kujdes për të mbrojtur të tjerët nga infeksioni dhe bëhet përhapës i virusit HIV në njerëz të tjerë.