Pyetje:
Përshëndetje doktor!
Jam një djalë 21 vjeç. Kam një problem që për mua është tepër shqetësues. Kam një penis të vogël.
Kur kam qenë i vogël kam qenë i shëndetshëm. Edhe tani jam pak i shëndoshë.
Pyes a ka ndonjë zgjidhe me anë të medikamenteve, ose diçka tjetër?
Jam në pritje të përgjigjes suaj!
Me respekt!
Përgjigje:
Asnjë djalë dhe burrë nuk kënaqet me madhësinë e penisit që ka. Të gjithë duan ta kenë më të madh. Fakti që ke qenë dhe vazhdon të jesh i shëndoshë, tregon se mund të ketë arsye endokrine, pra mungesa e testosteronit të jetë shkak për penisin tënd të vogël. Shko tek një endokrinolog dhe bëj një analizë për nivelin e testosteronit në gjak. Po qe se ka largime nga norma mjekohu, sipas porosive të doktorit. Madhësia e penisit normal është rreth 10-12 cm.
Për të rritur dimensionet e penisit janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren? operacione dhe mjekime të ndryshme. Rezultatet e këtyre operacioneve dhe mjekimeve, janë provizore dhe shpesh me pasoja negative. Ato sot janë bërë një biznes i madh nga i cili fitojnë ata që i shesin këto shërbime.
Lidhur me madhësinë e penisit, tek blogu im “seksologu” do të gjesh shumë materiale. Kërko në kategorine “Anatomia e organeve gjenitale”.
Të uroj shëndet dhe fat.
Doktori.