Për më shumë se dy dekada e gjysmë, gazetat janë mbushur me lajme të zymta dhe të frikshme për HIV dhe AIDS. Vazhdimisht shtohen të infektuarit dhe të vdekurit. Është e vështirë të gjesh diçka inkurajuese lidhur me HIV/AIDS-in në gazeta dhe revista.
Ja disa nga njoftimet e dëshpëruara lidhur me HIV/AIDS:
• Infeksioni HIV tek gratë dhe adoleshentët është në rritje.
• Nuk ka mjekim për AIDS.
• Barnat antivirale nuk ndalojnë shfaqjen e AIDS.
• Do të duhen shumë vite të tjera derisa të zbulohet vaksina kundër AIDS.
Në këtë situatë tejet pesimiste ka edhe disa të vërteta që inkurajojnë:
• HIV mund të parandalohet.
• Kondomet e ulin në mënyrë të ndjeshme rrezikun e infektimit me HIV.
• Gjithnjë e më shumë adoleshentë përqafojnë Abstinencën Seksuale.
• Përdorimi i shiringave të pastra pakëson rastet e reja me HIV/AIDS.
HIV është infeksion që mund të parandalohet. Po qe se njerëzit do të ndryshojnë sjelljet e tyre seksuale, ata do të parandalojnë infektimin me HIV
Shpresojmë, që të gjithë ta kenë mësuar të vërtetën e padiskutueshme: Që të ndodhë infektimi me HIV duhet të këmbehen lëngjet e trupit.
Ka dy mënyra të thjeshta për të evituar infeksionin me këtë virus dhe ato janë:
1. Të praktikohet gjithmonë seks i sigurtë.
2. Të mos përdoren kurrë droga dhe shiringa të përbashkëta.
Për të pakësuar rrezikun e HIV praktikoni seksin më të sigurtë dhe përdorni shiringa sterile po qe se injektoni droga.