Pyetje:
Përshëndetje doktor! Desha të dija gjatë humbjes së virgjërisë në çfarë sasie del gjak? Shpesh kam dëgjuar të thuhet “dy pika gjak”! A është normale nëse rrjedh më shumë se dy pika gjak? Për shembull gjaku të vërehet dukshëm pothuajse aq sa në menstruacione? Faleminderit.
Përgjigje:
Kur vajza bën seks për herë të parë, supozohet se shkatërrohet dhe himeni i saj – kjo është teknikisht humbja e virgjërisë.
Sasia e gjakut që del gjatë shkatërimit të himenit është një sasi fare e vogël, ose mund të mos dalë gjak fare. Himeni është një cipë e hollë dhe nuk është shumë e vaskularizuar. Sido qoftë kjo është individuale. Vajza që ç’virgjërohet e di ekzakt sasinë e gjakut që del.
Shëndet e fat.
Doktori.