Pyetje:
Përshëndetje jam një vajzë 21 vjecare, dëshiroj të di se sa herë që kryej marrëdhënie me partnerin, kur ai fut mjetin tek unë dhe kur lëviz para mbrapa, unë kam dhimbje në fund të stomatkut, dhimbje shumë të mëdha, dua të di se pse ndodh kjo gjë tek unë, të lutem më kthe përgjigjje doktor . Dua të di cfarë problemi mund të kem …
Përgjigje:
Ka raste kur penisi i djalit godet në qafën e mitrës, gjatë lëvizjeve para mbrapa. Kjo shoqërohet me dhimbje si këto që thua ti. Zakonisht, kjo ndodh kur djali e ka shumë të gjatë penisin. Por mos u shqetëso. Edhe për këtë ka zgjidhje. Bëni seks në pozicion që nuk lejon penisin e djalit të futet thelle në vaginë, si për shembull ti qëndro me këmbë të mbyllura kur djali penetron. Qëndro ti sipër kur djali penetron dhe kështu ti do ta kontrollosh se sa thellë duhet të hyjë penisi në vaginën tënde. Ka raste kur djali vendos në fund të penisit, si rondele, një rreth gome që kursen disa cm penis të mos hyjë në vaginë.
Por ky shqetësim mund të ndodhë edhe kur djali nuk është aq i madh sa shpjegova më sipër. Kjo ndodh sepse në qafën e mitrës ose diku më brenda në organet e brendshme vaginale të ketë ndonjë proces inflamator, si pasojë e njëe infeksioni dhe këto shkaktojnë dhimbje të tipit që ti ke.
Po qe se nuk të ndihmojnë masat që thashë më sipër, atëherë duhet të shkosh të vizitohesh tek një gjinekolog, sepse mund të ketë dicka jo normale në rrugët e tua gjenitale.
Uroj shëndet e fat.
Doktori