Pyetje:
I nderuar doktor Harxhi përshëndetje,
Jam një nënë e një djali 14 vjeçar, shqetësimi im lidhet me frikën se mos djali im ka probleme me gjinekomastinë.Pak më poshtë po ta shpjegoj problemin,para më pak se një viti pati një fryrje të gjirit të majtë, pak, vetëm në pjesën kafe që pas disa javësh ju ul,pas disa muajsh ju bë gjiri i djadhtë po në pjesën kafe,ia treguam një mjeku kirurg dhe ai na tha që janë të moshës.Po kalon gati një vit dhe tani i jane fryrë pak të dy gjinjët,nuk i dhembin po po ti vejë topi ose ndonjë send tjetër ankohet.Unë lexova rastësisht në internet një shpjegim tuajin për gjinekomastinë dhe vetë mendova se ka lidhje me një diçka të tillë,doktori nuk na i ka konfirmuar këtë gjë.Ju lutemi nese mundeni më jepni një sqarim ose nëse është e mundur ta sjellim djalin tek ju.
Me respekt
Pergjigje:
Une besoj se kjo rritje e gjinjve eshte e lidhur me pubertetin dhe pas disa viteve do te kaloje.
Kjo gje ndodh me djemte e kesaj moshe. Inkurajoje djalin te jete aktiv fizikisht dhe te merret me sport.
Ne qofte se je shume e shqetesuar, coje per vizite tek nje mjek endokrinolog per femije dhe te beje disa analiza per nivelin e hormoneve.
Shpresoj shume te mos keni probleme
Paci fat e shendet
Doktori