PYETJE:
Doktor,
Jam shumë e dhënë pas masturbacionit dhe kam frikë se jam bërë e sëmurë pas tij. U kam dëgjuar shpesh në emisionet tuaja si dhe në shkrimet në “Shekulli” që të thoni se shumica e njerëzve masturbojnë. Të them të vërtetën unë nuk kam dëgjuar ndonjë shoqen time të flasë për masturbacionin.
Më shumë se vetë masturbacioni unë jam e shqetësuar nga shpejtësia me të cilën unë masturboj (tre ose më shumë herë në ditë). Nuk ndjej se kam ndonjë problem psikologjik që më shtyn të masturboj kaq shpesh.? Jam përpjekur ta lë por pa sukses.
Problem? më i madh është fakti që kam dy vjet që nuk kam bërë seks me ndonjë mashkull. Mundësi për të bërë seks kam patur dhe kam, por nuk kanë qënë djem që mund t’u besoja, prandaj dhe nuk kam vepruar.
Të lutem doktor më jep ndonjë këshillë si të heq dorë nga masturbacioni dhe t’i kthehem jetës seksuale normale.
Nga një studente.
PËRGJIGJE:
Nga pyetja që më bën kuptova se ti ke vendosur të mos bësh seks me djem që nuk u beson, sinqerisht, e vlerësoj këtë vendim.
Masturbacioni është mënyra më e sigurtë për t’u vetë- kënaqur seksualisht. Ai është, shumë më i sigurtë nga seksi me partnerë që nuk i njeh e që nuk ke besim. Ata mund të jenë abuzivë dhe që mund të të flakin më vonë. Nga ana tjetër askush nuk është infektuar me një virus, mikrob, ose myk duke bërë masturbacion dhe asnjë vajzë nuk ka ngelur shtatzënë duke masturbuar…
Ndërkohë që masturbacioni është një aktivitet normal, ti duhet të dish, se ai ka mundësi të shndërrohet në një aktivitet kompulsiv, sic e quajnë psikiatrit dhe seksterapistët, që do të thotë i detyruar. Njerëzit që janë të adiktuar ndaj lëndëve kimike ose angazhohen në masturbacion të detyruar ose në sjellje të tjera të detyruara, pa të cilat nuk rinë dot, shpesh i përdorin këto lëndë, ose sjellje për të mpirë ndijimet që i shqetësojnë, ose për të pakësuar tensionin emocional. Por duhet të dish se, fatkeqësisht, kimikatet dhe sjelljet kompulsive largojnë shenjat e adiksionit por jo shkakun…. cilido që të jetë ai.
Ti duhet të konsultohesh me një seksterapist, në mungesë të tij me një mjek psikiatër i cili do të vlerësojë aktivitetin tënd masturbator. Ai do të thotë në se masturbacioni që bën ty është vërtet kompulsiv ose jo. Në se është kompulsiv, atëhere ai do të rekomandojë dhe mjekimin i cili mund të jetë medikamentoz ose me terapi. Ju duhet të provoni aktivitete e mënyra të tjera të shëndetëshme për të arritur qëllimin tuaj që të shpëtoni nga masturbimi kompulsiv.
Tani ose më vonë, kjo varet nga ty, unë të këshilloj të mos e lesh pa bërë këtë konsultim.
Për dijeninë tënde po të them se sot kudo në botë funksionojnë shërbime dhe programe të “Sexaholikëve Anonimë” që në disa vende i quajnë dhe “sex and Love Addicts Anonymous” ose “Sex Addicts Anonimous”. Këto shërbime, në shumicën e tyre janë pa pagesë, dhe? ndihmojnë njerëzit që e përdorin seksin, përfshi dhe masturbacionin, në mënyrë kompulsive ose që e konsiderojnë veten të adiktuar me seks. Të interesuarit zgjedhin shërbimin më të përshtatshëm për ta.
Në vëndin tonë, tani për tani, këto shërbime nuk funksionojnë por jam i bindur që më vonë, nevoja për to do të bëjë që ato të hapen.
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak.
Të uroj shëndet dhe fat
Doktori