Adoleshentët homoseksualë (gay ) përballen me të njëjtat sfida zhvillimi si edhe shokët e tyre të drejtë (heteroseksualë):
a-Ata mbrojnë pavarësinë e tyre,
b-Zbulojnë dhe e pranojnë identitetin e tyre homoseksual
c-Eksplorojnë seksualitetin e tyre dhe formojnë miqësitë dhe kontaktet e tyre.
Por adoleshentët gay, ndryshe nga adoleshentët e drejtë, kanë vështirësi dhe pengesa të tjera gjatë adoleshencës. Ata ndjejnë homofobinë, ose urrejtjen e heteroseksualëve ndaj homoseksualeve. Armiqësia ndaj gay-ve është shumë e përhapur në shoqëri. Ajo ndjehet veçanërisht e mprehtë tek adoleshentët dhe shfaqet në formën e përqeshjeve me ta, me sjelljet kriminale të të drejtëve ndaj homoseksualëve dhe me violencën që ushtrohet mbi ta. Për këto arsye shumë adoleshentë gay e fshehin identitetin e tyre seksual gjatë këtyre viteve.
Në të gjithë botën homoseksualët izolohen dhe flaken. Vetmia është fenomeni më masiv që i lëndon adoleshentët gay. Ata kërkojnë të gjejnë shokë nga ata që i pranojnë. Ata bëhen përdorues të drogës dhe alkoolit. Nuk praktikojnë teknikat e seksit më të sigurtë. Nga që e kanë të vështirë të gjejnë dikë që të shoqërohen, ata nuk mendojnë për seks të sigurtë, për kondome dhe për AIDS kur e gjejnë një person që i pranon.
Ashtu si adoleshentët e drejtë (heteroseksualët) edhe gay-të kanë rrezikun të infektohen me HIV kur kryejnë seks të pambrojtur, kur bëjnë seks me shumë partnerë, kur përdorin droga dhe alkool dhe kur e kanë një Sëmundje Infektive Seksuale. Siç dihet, seksi anal është aktiviteti? i zakonshëm seksual për djemtë gay, dhe seksi anal i pa mbrojtur, është një aktivitet me rrezik të lartë për infektimin me HIV.