Lubrifikimi i vaginës

Pyetje:
Doktor përshëndetje, do doja tiu pyesja se nëse ndikon për keq përdorimi i vajit të ullirit ose kremrave të ndryshme për ta bërë më të lagësht vaginën, pasi akti është i vështirë sepse kam vaginën e thatë gjatë marrëdhënies mund të përdor vajin e ullirit.

Përgjigje:
Nuk thua sa vjec je, kjo ka rëndësi.
Duhet tëgjesh arsyen pse vagina është e thatë. Për këtë duhet të shkosh tek një Obsteter/Gjinekolog. Shkak për penetrim të vështirë mund të jenë infeksionet vaginale, prishja e balancit hormonal dhe shkaqe të tjera, të cilat do t’i gjejë dhe mjekojë doktori.
Lubrifikantët ndihmojnë. Në shitje ka shumë lloje lubrifikantësh siç janë K-Y, ose Astrogeli e të tjerë.
Vaji i extravirgine i ullirit mund të përdoret si lubrifikant, pa frikë. Ka një problem përdorimi i vajit: mund të prishë prezervativin dhe rrit rrezikun e shtatzënisë së padëshiruar dhe të infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
Nuk lejohen të përdoren kremra kozmetikë me lëndë aromatike. Ato dëmtojnë vaginën dhe ekuilibrin e saj acido/bazik, që është me rëndësi për pastërtinë dhe higjenën e saj.
Perpiqu të gjesh lubrifikantët ujorë që t’i citova më sipër.
Pac fat
Doktori