Pyetje:
Përshëndetje!
Jam 20 vjeç dhe nuk kam kryer ende marrëdhënie seksuale.
Penisi kur me ngrefet merr një formë harku. (nga ana e djathtë/në formën e bananes). Nuk kam dhimbje thjesht jam i shqetësuar sepse nuk më duket normale. A mund të më ndihmoni rreth kesaj? Faleminderit!
Me respekt!
Përgjigje:
Nuk je vetëm ti me penisin që kur forcohet shtrembërohet si banane. Kjo sëmundje quhet “Sëmundja e Peroneit“. Në qoftë se përkulja nuk është aq e madhe sa të pengojë penetrimin e penisit në vaginë, mos u shqetëso. Kur përkulja është shumë e madhe dhe pengohet penetrimi, atëherë këshillohet operacioni.? Mirë është të mos e ngacmosh penisin me operacione, për arsye kozmetike. Shpesh këto operacione e dëmtojnë penisin.
Provoje një herë. Mos u druaj se është i? përkulur.
Pac fat
Doktori