Pyetje:
Unë kam 1 shok rreth 17 vjeç dhe ai masturbohet 2 herë në ditë…por ka 1 problem se i janë fryrë kokat e gjoksit…çfarë mund të bëj ai rreth këtij problemi…
Përgjigje:
Që në fillim të them se rritja e gjinjve të një djali nuk lidhet me masturbacionin e shpeshtë. Për këtë temë kam pasur pyetje edhe nga të rinj të tjerë, të cilëve u jam përgjigjur në këtë blog. Kërko dhe do të gjesh materiale për të në kategorinë “Anatomia-organet e riprodhimit”, artikulli “Burrat me gjinj të mëdhenj”.
Lidhur me masturbacionin dy herë në ditë, natyrisht, që është si shumë i shpeshtë. Mundohuni ta rralloni. Masturbacioni nuk duhet të bëhet adiktiv dhe të pengojë aktivitetet e tjera që duhet të kryejnë të rinjtë, siç janë detyrat e shkollës, sporti, leximi i librave e shumë të tjera.
Edhe për këtë temë kam patur pyetje, përgjigjet e të cilave do t’i gjesh në blogun “seksologu.com”, në kategorinë “masturbacioni”.
Të uroj shëndet e fat
Doktori