Me del gjak nga vagina

Pyetje:
Përshëndetje doktor i nderuar!
Jam në lidhje me një djaël që prej 3 vitesh, seks ende skemi bërë, vetëm përkëdhelje, ndiej dhimbje ndonjëherë, a e humb virgjinitetin në këtë mënyrë?
…dhe..kadisa raste kur nga lëkura e organit gjenital jashtë, më rrjedh gjak a mund ta di pse? kam qenë te mjeku, kam bërë eko, smë ka dal se kam dhimbje, po më shkakton shumë dilema pse ky gjak? doktor i respektuar ju lutem mos më lini pa përgjigje ju përshëndes përzemërsisht.

Përgjigje:
Më fal që të përgjigjem me vonesë, por duhet të dish se në këtë adresë janë pa numër pyetjet që vinë nga të gjitha moshat e nga të dy sekset.
Në këto kushte unë zgjedh t’u përgjigjem atyre pyetjeve, që kanë interes për shumë lexues. Ta them këtë ty për ta kuptuar vonesën e përgjigjes edhe shoqet e shokët e tu.
Lidhur me pyetjen tënde do të bëje mirë të më tregoje moshën tënde, por sido që të jetë duhet të dish se pa penetrim vaginal dhe po qe se nuk ke futur ndonjë objekt tjetër në vaginë për masturbacion, ti vazhdon të jesh vajzë e virgjër edhe pse përkëdhelesh me djalin tënd, madje deri në orgasmë.
Dhimbjet që ndjen dhe gjakosja e vaginës, nuk janë normale. Mund  të jenë shkaqe që nuk i tregon egzaminimi sonografik. Do të të këshilloja që të shkosh tek një mjeke ose mjek gjinekolog të vizitohesh. Ai pasi të vizitojë do të thotë cfarë ke dhe me siguri do të mjekojë.
Pac fat e shëndet
Doktori