Seksi Anal

sa1Pyetje:

I nderuar doktor ,
Kam kohë që kryej seks anal me gruan time dhe ka raste që ajo ndjen dhimbje qoftë edhe kur e prek vrimën me gishta. Mos ndoshta ka infeksion? Çfarë ndodh kur mashkulli prishet? dhe e hedh spermën brenda në vrimën anale?

Përgjigje:

Duhet të dish se vrima anale është bërë, natyralisht, për të nxjerrë dhe jo për të futur.
Është kjo arsyeja, që duhen disa kujdesje kur bëhet seks anal:

  • duhet higjenë e mirë,
  • duhet të përdoret lubrifikant me shumicë,
  • duhet të eksitohet gruaja për një kohë të gjatë që të lirohen muskujt e anusit dhe
  • duhet bërë seks me kondom.

Asnjëherë nuk duhet të futet në vaginën e gruas penisi që ka hyrë në anus, sepse gruaja do të infektohet, mbasi në anus ka shumë mikrobe.
Ti thua se gruaja jote ka dhimbje kur bëni seks anal. Seks me dhimbje nuk duhet të bëhet. Po qe se dhimbjet vazhdojnë edhe pasi të praktikoni kujdesjet që të shkrova më sipër, atëherë duhet menduar se ajo do të ketë diçka patologjike që mund të jetë një fistulë, hemoroide,? një infeksion, ose diçka tjetër. Në këtë rast duhet të vizitohet tek një doktor Proktollog, ose kirurg, për të parë gjendjen e vrimës anale.
Lidhur me shqetësimin tënd për spermën që derdhet në anus, kjo nuk bën asgjë të keqe, për këtë mos u shqetesoni. Por edhe një herë këshillohet që seksi anal të kryhet me kondom.
Uroj shëndet e fat për ju të dy.
Doktori.