Si të zgjas aktin seksual?

Pyetje:
Përshëndetje doktor. Kam një problem. Kur bëj seks prishem shumë shpejt. Mund të kryej marrëdhënie deri në 6-7 herë brenda një nate, por maksimumi zgjat 10 min. Jam shumë I shqetësuar. Më kthe përgjigje të lutem.

Përgjigje:
Në qoftë se ti zgjat dhjetë minuta duke pompuar para mbrapa në vaginë pastaj prishesh, ti je një djalë normal. Nuk ka nevojë më shumë. Kaq minuta i duhen afërsisht edhe një vajze që të arrijë edhe ajo orgasmën. Po qe se vajza jote nuk e arrin këtë në dhjetë minuta, atëhere, ti duhet të punosh me mirë me duart dhe gojën tënde. Vër në punë gjithcka ke për ta eksituar vajzën përpara se të penetrosh brenda saj.
Sido qoftë të gjithë djemtë dhe burrat duan ta zgjasin sa më shumë marrëdhënien seksuale. Për këtë përdor metodën “shtrëngo kokën e penisit” dhe “fillo ndalo” për të edukuar një zakon të ri që ta zgjatësh kohën e prishjes. Bëj cdo ditë Ushtrimet e Kegelit.
Të gjitha këto edhe të tjera i ke të shkruara në këtë blog, në kategorinë e ejakulacioni prekoks ose prishja para kohe.
Uroj fat e shëndet
Doktori