Pyetje:
Jam një djalë 17 vje? dhe kam pasur problme këto kohë sepse gjatë gjumit disa herë penisi më eksitohej dhe më dilte sperma. Kjo më ndodhi për disa ditë rresht dhe më pas kërkova në web dhe gjeta për masturbimin e detyrueshëm por nuk kishte shumë informacion. Dua të di më shumë për këtë gjë ose për problemin tim.
Përgjigje:
Nga sa kuptoj shqetësimi yt është sepse ti prishesh në gjumë. Kjo është normale për djem të rinj, por në gjumë prishen edhe burra të martuar.
Kjo është normale dhe nuk duhet të shqetësohesh. Lidhur me masturbacionin, është fakt, po qe se djali masturbon ai më pak do të prishet në gjumë. Edhe për ty, po qe se do masturbosh, prishjet në gjumë do të bëhen më të rralla.
Uroj shëndet e fat
Doktori