Pyetje:
Përshëndetje doktor. Jam një djalë 20 vjeç, i lidhur prej tre muajsh me një vajzë 19 vjeç. Gjithshka mes nesh shkon mirë , përveçse ajo nuk pranon të kryej marrëdhënie sepse është rritur në një vend me mentalitet. Unë e dëshiroj shumë këtë lidhje por kam frikë se nëse vazhdojmë kështu nuk do ta kemi të gjatë, pasi unë deri tani kam patur shumë të dashura dhe jam mësuar të kryej marrëdhënie shpejt dhe tani e ndjej shumë të nevojshme. Ju lutem më jepni një këshillë si tja mbush mendjen. Ju falenderoj!
Përgjigje:
Çdo njeri ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë seksualisht me trupin e tij. Këtë të drejtë e ka edhe dashnorja jote. Në qoftë se ajo nuk do të bëjë seks vaginal, ti duhet ta respektosh dëshirën e saj.
Askush nuk duhet të imponojë vullnetin e tij mbi një tjetër. Ka plot mënyra të tjera, për te arritur kënaqësinë seksuale, veç seksit penetrant vaginal.
Po qe se nuk bini dakord dhe ti nuk pret dot, edhe pse kjo nuk është arsye, atëherë, më mirë largohuni nga njëri-tjetri dhe gjeni një shok ose shoqe tjetër. Askush nuk ka të drejtë të jetë zotëerues në një marrëdhënie.
Uroj çdo të mirë për ju të dy
Doktori