Pyetje:
Jam një? vajzë? 14-vjeçare dhe më? ka përdhunuar një i afërm kur kam? qënë? më e vogël. Dua të? di a jam e virgjër? Nuk mbaj mend të më ketë dalë gjak dhe të kem ndjerë dhimbje. Ju lutem më ktheni përgjigje sepse ka shumë? vjet që? nuk jetoj e qetë? dhe askush nuk di për përdhunimin tim. Në qytetin tim nuk ka psikolog.
Përgjigje:
Pyetja jote më befasoi ndaj dhe i përgjigjem pa ruajtur radhën e pyetjeve që presin përgjigje.
Ti ke kurajën të shkruash hapur për përdhunimin tënd seksual nga një i afërm. Ti lufton e vetme për të kapërcyer pasojat e kësaj traume të rëndë, më shumë psikologjike se sa fizike. Kjo është një thirrje që duhet të sjellë në? vëmendje të të gjithëve një problem të madh. Problemin e përdhunimit seksual që me sa duket nuk është i rrallë? në shoqërinë tonë.
Ka shumë vajza dhe gra që kanë fatin tënd të përdhunohen seksualisht. Në shtyp shikojmë shpesh raste të tilla. Sa raste të tjera nuk dihen sepse ndër krimet seksuale, ky është krimi që denoncohet më rrallë, ndaj dhe quhet “krimi sekret”.
Sipas ekspertëve, fëmijët por edhe të rriturit e abuzuar seksualisht kërkojnë të gjejnë mënyra që të mund ta kalojnë atë që u ndodhi. Në këtë situatë ata duhet të ndihmohen për t’u përshtatur në rrethanat e patolerueshme, si dhe me mendimet dhe ndjenjat e tyre të trazuara. Ti po lufton e vetme dhe kjo është e rëndë për ty, prandaj dhe ndjehesh shumë e shqetësuar.
Shumica e të përdhunuarave që nuk ndihmohen shpejt, kërkojnë dhe gjejnë mënyra të ndryshme që ta mpijnë dhimbjen dhe konfuzionin. Disa u drejtohen drogave dhe alkoolit. Të tjera jepen pas aktivitetit seksual të papërmbajtur. Të tjera mbyllen në vetvete dhe evitojnë kontaktet me njerëz të tjerë. Ato e përdorin adiksionin me droga, alkool dhe seks si një mekanizëm për t’u përshtatur me gjendjen. Kjo nuk do të thotë se të gjitha ato që janë përdhunuar do të jepen abuzivisht pas seksit. Madje shumë nga këto vajza kalojnë në anë të kundërt, ato evitojnë shumicën, në mos të gjitha aktivitetet seksuale. Ndonëse këto sjellje e lehtësojnë pak gjendjen fillimisht, më vonë ato çojnë në vuajtje shumë më të mëdha. Ato zhyten në përdorimin e drogave? dhe të alkoolit, zhyten në konfuzion seksual dhe në marrëdhënie seksuale të paqëndrueshme e të gabuara. Disa të tjera kalojnë në një cikël vicioz viktimizimi, në mënyrë të përsëritur e gjejnë veten në situata ku abuzohen nga të rriturit. Kjo gjendje krijon tek ato ndjenjën e turpit, të fajit dhe akoma më shumë konfuzion. Në një moment kuptojnë se rruga që gjetën për t’u përshtatur nuk pati sukses, ose u krijoi më shumë probleme.
Unë shpresoj që ti nuk je në këtë rrugë të gabuar, por duhet të kërkosh të gjesh ndihmën e duhur mundësisht sa më profesionale.
Ti po provon eksperiencën tënde unike, provon ndjenjat e tua dhe kërkon mënyrat për t’u përshtatur në këtë situatë të një traume të madhe psikoseksuale. Por duhet ta dish se shumë vajza të abuzuara janë të afta të bëjnë një jetë të shëndetshme, të lumtur dhe me kuptim. Edhe në historitë më të rënda të abuzimit mund të gjendet qetësi, kur personi ndihmohet nga njerëz kompetentë.
Ju duhet të gjeni dikë me të cilin të mund të bisedoni dhe t’u ndihmojë, të kuptoni dhe të qetësoni ndjenjat tuaja. Ju duhet të gjeni dikë që t’u mbrojë. Kjo mund të jetë nëna jote, një mësuesja jote, një e afërmja jote, ose një institucion që ndihmon gratë dhe vajzat e abuzuara seksualisht. Vetëm pa ndihmë,? lufta për të dalë nga gjendja është shumë e vështirë.
Zemërimi, dhimbja dhe frika që ti ndjen janë ndjenja të fuqishme dhe ato kthehen në urrejtje? ndaj përdhunuesit dhe këto? ndjenja janë shkatërruese për ty. Është kjo arsyeja që insistoj edhe një herë që të kërkosh dhe ta gjesh ndihmën që? të duhet dhe? që e meriton.
Mëso ta minimizosh urrejtjen që ndjen, ndryshe urrejtja do ta shkatërrojë jetën tënde. Shumë vajza e gra kanë qenë përdhunuar dhe përdhunohen nga anëtarë të familjes dhe në të gjitha këto raste duhet ndihmë që ato ta ndryshojë jetën e tyre për ta bërë atë të jetohet, të jetë produktive dhe e lumtur.
Fatkeqësisht tek ne nuk ka kudo shërbime të tilla të kualifikuara, por mundohu të gjesh nga ato shërbime që ekzistojnë.
E përdhunuar nga një shok, ose nga një i afërt, kur ke qenë e virgjër, kjo mund të ndikojë që ti ta kesh të vështirë të kesh marrëdhënie intime e të shëndetshme më vonë kur të rritesh. Deri sa ai që u dëmtoi, ishte i afërmi ose shoku yt i ngushtë, ishte dikush që ju i besonit, ju ndjeheni e tradhtuar dhe kjo është shumë e rëndë.
Ti je përdhunuar kur ke qenë e virgjër, kjo e rëndon situatën dhe bën që ta ngatërrosh përdhunimin me seksin. Kupto, përdhunimi nuk është seks. Përdhunuesi e përdor seksin si mjet për të fituar pushtet dhe kontroll mbi viktimën. Përdhunimi? është interkursë seksuale jo me konsensus por me forcë, me frikë, me violencë. Përdhunimi mund ndodhë kur viktima është e intoksikuar me alkool ose droga, kur vajza nuk ka qenë konshiente, ose është kërcënuar me jetën.
Seksi me konsensus të përbashkët është ndryshe nga përdhunimi. Marrëdhëniet seksuale të shëndetshme bazohen në komunikim të qartë të fortë dhe me respekt reciprok. Pas përdhunimit do të të duhet më shumë kohë për të gjetur partnerin e duhur. Ti mund të kesh nevojë për konsultim përpara se të ndjehesh komfort dhe gati për ta hedhur këtë hap. Tako doktorin tënd, edhe ai mund të ndihmojë.
Ti shkruan se je shumë e shqetësuar. Mos lufto me vetë-fajësinë më gjatë. Shumë njerëz në situatën tënde fajësojnë veten për atë që u ka ndodhur. Konfuzioni është i natyrshëm në vajzat e përdhunuara.? Është me rëndësi të dish se ajo që ndodhi me ty, nuk ishte –në asnjë mënyrë –faji yt.
Mbase duhet të shikosh për ndihmë edhe në një institucion fetar. Po qe se zgjedh këtë rrugë, duhet të gjesh një njeri me të cilin ndjehesh e sigurtë që t’i hapesh.
Ti ke hedhur një hap kurrajos duke më shkruar për këtë çështje dhe më duket sikur ti dëshiron të kesh një kuptim më të mirë për atë që të ka ndodhur. Hapi tjetër është në dorën tënde? Gjeje personin e duhur që mund dhe dëshiron të të ndihmojë në këtë proces të vështirë.
Ti shqetësohesh në se je e virgjër pas përdhunimit. Duhet? të dish se virgjëria fizike, pra e ke ose jo cipën e virgjërisë (himenin), nuk ka shumë rëndësi. Cipa e virgjërisë nuk shkatërrohet vetëm nga akti seksual. Ajo shkatërrohet edhe nga ushtrimet gjimnastikore, edhe kur hipën në një pemë, në një biçikletë, madje edhe kur vendos një tampon. Ka vajza që lindin pa këtë cipë. Pra nuk ka shumë rëndësi nëse e ke ose nuk e ke himenin. Virgjëria ka rëndësi si koncept. Ajo varet nga shumë faktorë që lidhen me personalitetin e vajzës dhe me normat kulturore të shoqërisë. Një vajzë e përdhunuar dhe që ka humbur virgjërinë nga përdhunimi është viktimë. Ndryshe është një vajzë që me dëshire e dorëzon veten në një ose disa djem dhe humbet virgjërinë dhe shpesh bashkë me të edhe personalitetin e dinjitetin e saj. Pra ti je një viktimë.
Në se dëshiron? të dish e ke ose jo cipën e virgjërisë, shko tek një gjinekolog ose një mami të të vizitojë. Në se mungon himeni, doktori është? i aftë ta rikonstruktojë atë. Prandaj insistoj të them: rëndësi ka se si ti e ndjen veten tënde.
Të uroj fat dhe rehabilitim të plotë.
Doktori.