Seksi on line quhet dhe cybersex. Shumë njerëz bëjnë seks në internet dhe në telefon.
Me sa kuptoj ju interesoheni të dini për seksin në internet që bëhet me lodra elektronike seksi. Ky lloj seksi quhet teledildonics. Unë nuk jam specialist për këtë lloj seksi dhe nuk kam biseduar me askënd që e ka provuar këtë eksperiencë, por sipas atyre që kam lexuar po të përgjigjem. Nuk di sa do të kënaqesh.
Teledildonics , ose e njohur gjithashtu si “cyberdildonics”, janë lodra seksi elektronike që kontrollohen nga kompjuteri. Pararendësit e këtyre paisjeve kanë filluar që nga vitet 1980 dhe konsiderohen si një ?gjë e madhe ? në teknologjitë e cyberseksit. “Teledildonics”, mund t?i quajmë edhe telepresence për seks, sepse këto lodra e mundësojnë marrëdhënien seksuale. Ato quhen dhe makinat ëndërrimtare. Fillimisht u konceptuan si teknologji për seks në largësi, ose si masturbacion reciprok në largësi, ku ndjenja fizike e prekjes, mund të transmetohet me anë të një data link, midis dy pjesëmarrësve.
Sic të thashë, unë nuk jam specialist, por sipas raportimeve, teledildonics, është një teknologji virtuale reale ku njerëzit veshin tesha speciale, vendosin kaska në kokë, syza speciale dhe doreza. Kështu të armatosur me gjithë këto paisje ata angazhohen në marrëdhënie seksuale duke prekur njëri-tjetrin nga vende të ndryshme, larg njëri tjetrit, me ndihmën e kompjuterit të lidhur me linja telefonike
Lodrat seksuale që mund të manipulohen në distance nga dikush tjetër, sot, shiten. Këto lodra ndonjëherë shiten me filmime të pararegjistruara ku veprimi i lodrave sinkronizohet me një shkrim që është edhe ai i shkruar më parë. Ka produkte të tjera që quhen bludildonics, të cilat lejojnë lojrat seksuale që kontrollohen nga larg me anë të lidhjes me blutooth. Njoftimet bëjnë të ditur se teledildonics me anë të tekstit, e-mailit dhe webcams, mund të përdoren për këto qëllime, si prelud për seksin, që do të bëhet me një person real gjatë orëve të mbrëmjes. Teknologjitë e reja ndihmojnë njerëzit të vendosin ?lidhje emocionale? nëpërmjet webit. Sipas shtypit teledildonics janë teknologji që tregojnë për stadin e ri të një revolucioni social dhe teknologjik në të cilën robotët do të përdoren gjithnjë e më shumë ?për të plotësuar nevojat tona me gishta magjikë?. Mendohet se nga viti 2050 seksi me robotë do të jetë dicka e zakonshme.
Ka shumë muzeume dhe fabrika elektronike që merren me këto lloj lodrash për seks në internet.
Nuk besoj se njerëzit përdorin seksin on line nga që nuk gjejnë dot partnerë. Këtë e bëjnë për kënaqësi, pavarësi dhe komoditet.
Seksi on line është seks i sigurtë. Me seksin on line nuk përhapen viruse e mikrobe dhe nuk mbetet dashnorja shtatzënë. Duket se është me më pak shpenzime.
Uroj fat e shëndet
Doktori