TË JESH NJË FEMËR SEKSI,? JO NJË LODËR SEKSI
PYETJE:
Doktor,
Togfjalët “grua sexy”, “vajzë sexy” i dëgjojmë vazhdimisht në Televizion, në gazetat, revistat, në rrugë e kudo.
A ka mundësi të më shpjegoni çdo të thotë një grua ose një vajzë sexy?
PËRGJIGJE:
Fare shkurt. Sipas fjalorëve do të thotë: Grua erotike, grua që nxit dëshirën seksuale, grua plot me seks e etj. Sipas perceptimit tim një grua ose një vajzë “sexy” është ajo që nuk ka droje ta shprehë seksualitetin e saj dhe që i pëlqen të bëjë seks.
Për ta kuptuar gruan? e sotme seksuale është me rëndësi të shikojmë? fare shkurtimisht historinë e seksit në shoqërinë dhe kulturën tonë, si dhe në kultura të tjera. Ka qenë një kohë kur seksualiteti i grave dhe gruaja seksuale ishin një tabu. Tek ne kjo situatë e grave zgjati deri sa u shemb diktatura, ndërsa në shoqëritë perëndimore deri në vitet ’50-’60 kur filloi lëvizja feministe e cila u pasua me revolucionin seksual…
Me gjithë gabimet që patën këto lëvizje ato i dhanë një goditje dy-standardit lidhur me seksualitetin në shoqëri, pra një standardi të caktuar për burrat dhe një standardi tjetër për gratë. Sipas këtyre standardeve burri bënte seksualisht gjithçka që dëshironte dhe kjo i falej, ndërsa gruaja nuk duhej të bënte seksualisht asgjë jashtë moralit dhe po njësoj asgjë nuk i falej. Akoma më shumë, në kohën viktoriane mendohej se gratë ishin qenie që nuk duhej ta gëzonin seksin.
Këto kohë perënduan. Sot, ashtu siç thua edhe ty,? seksualitetit të grave i bëhet jehonë në të gjitha mediat. Programet televizive, gazetat dhe revistat kanë bërë që seksi dhe seksualiteti i grave të diskutohen hapur. Nuk ka më sekrete. Nuk ka më tabu.
Në të vërtetë, seksualiteti femëror sot është bërë pjesë me rëndësi e personalitetit të vajzave dhe grave. Kjo është një fitore e tyre e madhe mbi një padrejtësi shekullore.
Por edhe pse është një fitore e madhe, mendoj se ka akoma shumë çështje që një grua duhet t’i ketë parasysh, në se dëshiron të ruajë shëndetin e saj seksual dhe sigurinë në botën e sotme plot me rreziqe.
Gruaja Seksuale që Duan Burrat
Me gjithë këto ndryshime të mëdha që kanë ndodhur në mentalitetin e shoqërisë lidhur me seksualitetin e grave, kur vjen puna tek një marrëdhënie mashkull-femër, burrat akoma kanë tendencën që? t’i vendosin gratë në një pozicion të disfavorshëm.
Në çdo cep të këtij planeti burrat akoma duan të ndjehen “burra”.? Shumica e tyre, edhe ata që e konsiderojnë veten modernë, dëshirojnë të kenë marrëdhënie me një grua të cilës t’i besojnë dhe të ndjejnë mbështeten dhe përkrahjen e saj. Ata duan një grua që do të tregojë kujdes për ta dhe mundësisht t’i kujtojë atij atë që bënte nëna e tij për të. Ata përgjithësisht dëshirojnë një “ vajzë të mirë” dhe “të pastër”, ashtu siç rëndom thuhet, të ketë natyrë “Puritane”.
Por kjo nuk mjafton. Burrat sot duan akoma më shumë. Ata duan të kenë marrëdhënie me një grua që nuk ka frikë ta shprehë seksualitetin e saj. Shumë burra e duan gruan që të ketë një farë eksperience seksuale, por natyrisht, jo shumë eksperiencë. Shkurt, ata shikojnë të kenë marrëdhënie me një grua që mundësisht të jetë një “engjëll” gjatë ditës dhe pakëz? “kurvickë” natën? në dhomën e gjumit.
Fatkeqësisht, këto dy cilësi është e pamundur që të balancohen nga shumica e grave, prandaj burrat gjithmonë mbeten të pakënaqur prej grave të tyre.