Testet për HIV janë proçedura të thjeshta. Doktori ose infermierja do të marrë gjak nga vena e krahut me një shiringë sterile. Ky proçes zgjat vetëm disa minuta. Gjaku çohet në laborator që të testohet për HIV. Përgjigja do të merret 1-3 javë më vonë. Ka disa vende ku mund të kryhet testimi dhe ka disa tipa të ndryshëm testesh.
Tipat e Testeve
Sot, gjithkush që dëshiron të testohet për HIV, ka? disa zgjedhje.
Personi duhet të vendosë se ku do ta kryejë testimin. Është mirë të ketë shumë vende testimi. Spitalet, doktorët privatë, qëndrat e planifikimit familjar, klinikat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe qëndrat? ambulatore, duhet ta kryejnë testimin për HIV.? Testimi bëhet falas dhe me para, në varësi të vendit ku bëhet testi.
Marrja e vendimit për t’u testuar nuk është i lehtë. Sa më të informuar dhe të edukuar të jenë njerëzit, aq më mirë do ta zgjedhin testin e përshtatshëm.
Pasi të kenë vendosur se ku do ta bëjnë testin, duhet të vendosin për tipin e testit që do të bëjnë. Ekzistojnë dy tipa testesh:
- Testimi anonim për HIV
- Testimi konfidencial për HIV
Testimi Anonim për HIV
Testim anonim do të thotë që personi nuk e jep emrin e tij. Në vend të emrit ai jep një kod unik që e identifikon atë. Ai, në këtë mënyrë, do të jetë i vetmi person që do ta dijë rezultatin e testit të tij. Ky lloj testimi është i mundur në shumë vende.
Testet në shtëpi, të njohura si kite mbledhëse (collection kits), janë gjithashtu anonime. Personi kërkon me telefon ose në internet pajisjet që duhen për testim dhe ai e administron vetë testin. Pasi merr gjakun për testin, ai e dërgon atë në laborator. Pas pak javësh mëson rezultatin. Rezultati nuk i jepet askujt tjetër.
Testimi Konfidencial për HIV
Ndryshe nga testi anonim për HIV, testimi konfidencial është testim me emër. Personi duhet të japë emrin në qendrën ku do të kryejë testimin. Me dëshirën e personit, rezultati vendoset në kartelën e tij personale, që? doktorët të dinë për gjendjen e tij. Ky lloj testimi kryhet kudo në botë.
Vendimi për t’u testuar është një vendim i mençur dhe i shëndetshëm. Kryerja e testimit për HIV, kur një person është përfshirë në sjellje me rrezik të lartë, tregon se ai ndjen përgjegjësi për veprimet e tij dhe se kërkon ta vejë jetën e tij nën kontroll. Edhe pse konsekuencat mund të jenë të frikshme, është më mirë ta dish dhe të jetosh aktivisht, se sa ta injorosh gjendjen.
Testimi i Shpejtë për HIV
Testimi për HIV nuk ka qenë kurrë më i lehtë për t’u bërë nga ç’është? ? sot. Sot përdoret testi OraQuick në Spitalet dhe Klinika shëndetësore të mëdha. Kryerja e këtij testi ndryshe nga testet e tjera nuk kërkon gjak. Me “OraQuick” një infermiere kalon mbi mishrat e dhëmbëve një tampon pambuku, me të cilin nuk merr pështymë por qeliza që veshin gojën nga brenda. Tamponi vendoset në një shishe dhe infeksioni njoftohet nga prania e vijave të kuqe-vjollcë që duken në dritaren e shishes. “OraQuick” e bën testimin shumë të shpejtë.
Ky testim i shpejtë ka bërë që të rritet në mënyrë dramatike numri i njerëzve që janë vënë në dijeni për infeksionin që mbartin. Kjo metodë e shpejtë orale ka zbuluar shumë njerëz me HIV, sepse shumë persona e kanë të vështirë të bëjnë testin me gjak dhe testimi pa shiringë është më i sigurtë për punonjësit e shëndetësisë. Testet e shpejta kanë siguri deri 99%. Ata që dalin HIV-pozitiv me këto teste të shpejta, duhet të rikonfirmohen me testet në laborator.
Personat që mendojnë se janë të rrezikuar, ose dëshirojnë të sigurohen është mirë të kryejnë? një test për antikorpet HIV. Kur pas kryerjes së testit personi rezulton i painfektuar, ai heq shqetësimin që e mundon dhe vazhdon ta mbrojë veten nga HIV dhe SIS të tjera. Po qe se rezulton i infektuar, ai duhet të fillojë mjekimin dhe mbështetjen emocionale të domosdoshme.
Njerëzit të gjithë shqetësohen nga infektimi me HIV. Por shkalla e rrezikut është e ndryshme për njerëz të ndryshëm:
•? ? ? Njerëzit që? kanë bërë seks të pa mbrojtur, ose këmbejnë shiringat me njeri tjetrin, ose kanë bërë transfuzione gjaku, e kan më? ? ? ? ? ? ? ? të? madh rrezikun.
•? ? ? Në shkallën e rrezikut për infektim ka rëndësi numri i marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe lloji i seksit të kryer.
•? ? ? Që të infektohesh me HIV, mjafton edhe vetëm një marrëdhënie seksuale e rrezikshme.
Mënyra më e mirë për ta marrë vesh praninë e infeksionit është kryerja e një testi special në gjak. Ky nuk është test për të treguar se personi është i sëmurë me AIDS. Ky është një test që? tregon në se personi është i infektuar ose jo me HIV. Testi nuk përcakton kohën e infektimit, as sasinë e viruseve në gjak dhe as kohën se kur do të? kalohet në AIDS