Pyetje:
Përshëndetje. Dëshiroj të di nëse mund të kthehet virgjëria me operacion edhe a mund të jetë si më parë apo mund të hetoj partneri se nuk je më e virgjër.
Përgjigje:
Operacionet për riparimin e himenit, ose siç quhet hymenoplasty, bëhen me sukses dhe bëhen në disa mënyra. Natyrisht, djali nuk merr vesh se ti ke riparuar hymenin, unë besoj se ai nuk do ta marrë vesh edhe sikur ti të mos bësh asnjë operacion. Që nga kohët e vjetra, vajzat kanë ditur të nxjerrin disa pika gjaku sa për të gënjyer djalin.
E kam thënë shumë herë, rëndësi ka si e di ti veten je apo nuk je virgjëreshë. Kjo ka rëndësi. Ta fillosh jetën martesore me një gënjeshtër nuk besoj se është një gjë e mirë.
Uroj fat
Doktori