Pyetje:
Jam e fejuar dhe kam kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin disa herë por pa masa mbrojtëse dhe jemi ruajtur…Një ditë kam vënë re se gjoksi më është forcuar dhe zmadhuar pak…por nuk kam as të vjella as dhimbje koke…Por menstruacionet nuk më kanë ardhur këtë muaj deri tani, janë vonuar pak dhe jam pak e shqetësuar..Dëshiroja të dija a është e mundur që të kem ngel shtatzënë edhe pse skam të vjella apo kshu gjërash…..Faleminderit për mirëkuptimin
Përgjigje:
Pyetja jote është me shumë rëndësi sepse vlen edhe për shumë shoqe të tjera si ti, që të shqetësuara pyesin : A kam mbetur shtatzënë?
Kur bëni seks të pa mbrojtur, pra pa kondom dhe pa përdorur pilula dhe mjete të tjera kontraceptive, propabiliteti të mbeteni shtatzëna është shumë i lartë.
Shtatzënia e padëshiruar, për një adoleshente është një ngarkesë shumë e madhe fizike, psikologjike, ekonomike dhe me pasoja të rënda për të ardhmen e nënës së re, por edhe të babait të ri e të pa përgatitur.
?do të thotë bëjmë seks të pambrojtur duke u ruajtur si? thua ti? Kjo do të thote sikur ju të dy hidhni zaret. Mund të mos ndodhë gjë, por mund të ndodhë shtatzënia e padëshiruar, mund të ndodhë infektimi me sëmundje infektive seksuale, disa prej të cilave shumë të rrezikshme që ?ojnë deri në vdekje.
Metoda e tërheqjes së djalit në momentin e ejakulacionit, e kam thënë shumë herë nuk duhet te aplikohet. Ajo nuk ka siguri dhe ajo nuk është e kënaqshme. Tamam në kohën kur djali kërkon të shtyhet më thellë sepse dhe vajza e do këtë, ai duhet të largohet duke e lënë shoqen e tij të pa kënaqur seksualisht. Kjo metodë nuk mbron nga infeksionet. Kjo metodë përdorej kur akoma nuk kishte në shitje masa mbrojtëse. Ta përdorësh sot është injorancë e madhe. A e dini ju se edhe aborti ka komplikacionet dhe rreziqet e tij. Ka vajza që kanë vdekur pas një aborti. Ju lutem kini më shumë respekt për veten dhe jetën tuaj e cila u është dhënë ta gëzoni e të kënaqeni.
Të vjellat, të përzjerat dhe shqetësime të tjera, nuk janë domosdo shenja të një shtatzënie. Ti mund të kesh mbetur shtatzënë, ose jo. Për ta zgjidhur enigmën ? je apo nuk je shtatzënë? ju duhet të bëni testin e shtatzënisë.
Sa shpejt pas interkursës mund të bëhet testi i shtatzënisë që të tregojë rezultatin?
Kjo varet nga testi që ti do të bësh. Disa teste janë shumë të ndjeshme dhe e zbulojnë shtatzëninë që një javë pas fertilizimit. Për teste te tjera nuk kanë nevojë të presësh deri sa të mos vinë periodat e radhës
Testi jep rezultate të mira. Ai ruan privatësinë dhe bëhet pa dalë nga shtëpia. Por, ndonjëherë, testet e shtatzënisë që bëhen në shtëpi japin rezultat të gabuara.
Testi që bëhet në shtëpi edhe kur përdoret korrekt , mund te jape rezultat negativ, por qe nuk eshte i vertete. Shtatzenia mund te jete ngjizur dhe testi te dale negativ.Kjo ndodh sepse testi mund te jete bere shume heret. Kur testi jep rezultat pozitiv, në këtë rast menjëherë duhet të vizitoheni tek doktori.
Le të supozojmë se ti ke mbetur shtatzënë. Tani ju të dy keni disa opcione. Këto opcione duhet t?i diskutoni së bashku dhe të vendosni për një plan veprimesh të përbashkët, gjë që do të ndihmojë të qetësosh nervat tuaja.
Ja disa mendime që do t?u sugjeroja:
Për ta bërë situatën, ndonse të papritur, sa më të natyrshme, hapi i parë që duhet të hidhni është kryerja e testi për shtatzëni. Ky test blihet në farmaci. Këtë mund ta bëni pa e marrë vesh njeri, as familjet tuaja. Po qe se deshiron ta bësh testin tek doktori, natyrisht, duhet të paguani për të.
Në qoftë se ti nuk je shtatzene, ju te dy do të ndjeheni të cliruar dhe do të mendoni për masat që do të merrni për t?u mbrojtur nga një shtatzëni tjetër.
Herën tjetër qe do të bëni seks, ju duhet të vendosni të përdorni kondomin. Ju thoni se jeni mbrojtur por nuk thoni mënyrën e mbrojtjes. Sido qoftë po qe se nuk e përdorët kondomin këtë here, përdoreni kështu e tutje. Për t?u ndihmuar që të vendosni se cila metodë mbrojteje është më e mirë për ju dhe dashnorin tuaj, bëni mirë të bisedoni me doktorin. Ai do t?u njohë me opcionet për kontracepcion dhe zgjedhjen që ju do të bëni.
Mund të ndodhë që ju, ne raste te vecanta, të përfshiheni në ?pasione të ndezura? dhe nuk përdorët asnjë mjet kontraceptiv. Këto raste u ndodhin të gjithëve dhe nuk janë të rralla. Në këtë rast juve do t?u ndihmojë kontracepsioni I urgjencës. Ai duhet të merret brënda 72 orëve nga interkursa seksuale. Si rregull ai jepet pa recetë në farmaci dhe në shumë vende vajza duhet të jetë mbi 17 vjec .Me sa di une, cuditerisht, ne Shqiperi e merr kushdo.
Po qe se ti ke mbetur shtatzanë, ti e di si ndjehesh. Shumica e të rinjve, unë nuk e di cfarë moshe keni ju sepse nuk ma shkruani, vendosin t?i japin fund shtatzënisë.
Mbani mënd: Kur zgjidhni opcionin qe t?i jepni fund shtatzënisë, ju të dy duhet të bini dakord për këtë, sepse të dy , e keni te barabarte përgjegjësinë . Ndërkaq, fjalën e fundit e ke ti. . Për të ndërprerë shtatzëninë, ju duhet të diskutoni me doktorin, rreth tipave të ndryshme të aborteve, që mund të përdoren.
Por, po qe se ti nuk je e sigurtë që aborti është një zgjidhje e drejtë për ty, diskuto me doktorin për opcionet e tjera që ka.
Këto opsione janë:
? mëso më shumë lidhur me abortet.
? mëso për adaptimin e fëmijve,
? mendo për variantin që të bëhesh një nënë.
Cilido që të jetë opcioni që do të pranosh, seicili nga ju te dy do ta prese ndryshe. Ky ndryshim në pranimin e opcionit, bëhet shkak për ndryshimin e dinamikës në marrëdhëniet tuaja. Kur duhet që të merrni një vendim lidhur me opcionet e shtatzënisë së padëshëruar, ju duhet të diskutoni sëbashku, ose edhe me ndonjë person tjetër, që i besoni për këtë.
Po qe se je mbi 18 vjec, ti mund ta kryesh abortin edhe pa pëlqimin e prindërve. Disa vende kërkojnë pëlqimin e prindërve për vajzat nën 18 vjec, që dëshirojnë të kryejnë abortin. Ndërkaq, shumë njerëz në situatën tuaj, shqetësohen nga që prindërit mund të zëmërohen. Ju duhet ta ndjeni mbështetjen e tyre.
Ka disa pyetje këtu lidhur me qëndrimin e prindërve: Si do të reagojnë prindërit e tu dhe të dashnorit tuaj? A do ta mbështetin ata vendimin që ju do të mirni? A do t’u mbështesin ata emocionalisht? Po financiarisht a do t’u mbeshtesin?.
Ju mund të vendosni të mos i njoftoni ata, por me këtë mund të humbisni një burim simpatie, përkushtimi dhe ndihme te gjithanëshme.
Shpresoj që kjo eksperiencë jo e këndshme që provuat këtë herë, t’u ketë mësuar se duhet të përdorni kondomin dhe mënyra të tjera kontraceptive. Hiqni dorë menjëherë dhe definitivisht nga metoda e tërheqjes së djalit atëherë kur nuk duhet.
Uroj shëndet dhe fat për ju të dy.
Doktori.