Pyetje:
Doktor,
Pas seksit kam një dhimbje koke të keqe. Kjo nuk ndodh çdo herë që bëj seks, por ka filluar të më prishë dëshirën për seks. Kam hequr dorë nga seksi sepse nuk dua të ndjehem keq pas tij. Nuk kuptoj çfarë ndodh?
Përgjigje:
Të gjitha ju e keni dëgjuar shakanë: “Jo sonte i dashur se më dhëmb koka ”, si një justifikim për të mos bërë seks. Por në qoftë se ti je vërtet një nga ato gra që vuan nga dhimbja e kokës gjatë ose pas seksit, kjo nuk është më një gjë për të qeshur. Kokëdhimbja seksuale, që fillon gjatë interkursës,? ose pas saj, ose pas orgazmës e shkatrron entuziazmin dhe dëshirën për seks,? ose ju detyron të hiqni dorë krejtësisht prej tij.
Nuk dihen mirë cilat janë shkaqet e kësaj dhëmbje koke, por gratë me prirje për migrenë janë më të prekura. Do të bëje mirë të bisedoje me doktorin tënd. Ai ose ajo do të të japë mjekim për migrenën që ta marrësh para seksit, ose çdo ditë kur dhëmbja e kokës është e shpeshtë.
Seksi është pjesë me rëndësi e jetës dhe ju e meritoni ta gëzoni atë. Bën mirë të evitosh alkoolin, i cili keqëson çdo dhimbje koke.
Shëndet
Doktori