Përshëndetje doctor. Jam një djalë 17 vjec dhe kur prek kokën e penisit ndiej dhimbje shumë të fortë dhe koka e penisit nuk më del komplet nga lëkura. Ju lutem të më tregoni nëse do të kem probleme kur të kryej marrëdhënie seksuale.
Përgjigje:
Sipas kësaj që shkruan, mund të vuash nga fimoza, që është gjendja kur lafsha e penisit nuk shkon prapa kokës. Me që ke dhimbje lafsha do të jetë infektuar.
Shko vizitohu tek një urolog. Mundet që ka nevoje për operacionin që në popull quhet syneti.
Ky operacion bëhet edhe tek të rriturit, pa probleme dhe pa komplikacione.
Pac fat dhe shëndet.
Doktori