PYETJE:
Doktor,
Vajza ime 20 vjeçe tani merr pilula dhe mua më duket se ka disa shenja jo të mira: gjakderdhje, prishje oreksi e tj. Unë kam dëgjuar disa histori jo të këndshme tek gratë e reja, për kwtw formë kontracepsionit. A duhet të shkojë tek doktori?
Falemnderit.
PËRGJIGJE:
Të parën gjë që duhet të dini është si veprojnë pilulat. Ato futen në? qarkullimin e gjakut, qarkullojnë në trupin e vajzës dhe prekin indet dhe organet e trupit të saj, njësoj siç bën edhe estrogjeni dhe progesteroni natyral. Ndryshimi është ky: hormoni në pilulë është sintetik dhe mund të ketë efekte anësore të ekzagjeruar tek disa gra. Efektet anësore më të shpeshta janë ato të dyja që ju përmendët: shfaqja e hemorragjisë dhe prishja e apetitit. Hemorragjia shfaqet zakonisht gjatë ciklit të parë ose të dytë të marrjes së pilulave dhe shpesh, pas kësaj largohet. Kjo ndodh? nga që uterusi mësohet me nivelin e ri të hormoneve në trupin e vajzës.? Në qoftë se hemorragjia nuk ndalon pas pak muajsh, vajza duhet të vizitohet tek doktori… Ai do të përcaktojë në se vajza ka nevojë të provojë një lloj tjetër pilule ose në se ka ndonjë problem tjetër. Ju duhet të dini se shfaqja e hemorragjisë nuk do të thotë se pilula nuk punon si kontraceptiv.
Të përzierat janë një efekt negativ i hershëm i pilulave. Kjo ndodh sepse estrogjeni në pilulë mund të irritojë shtresën e brendshme të stomakut. Të përzjerat, zakonisht kalojnë pas tre muajve. Tabletat antacide ose ta marrësh pilulën bashkë me darkën e lehtësojnë? gjendjen. Edhe një herë, në qoftë se të përzjerat vazhdojnë, vajza duhet të vizitohet tek një mjek dhe të kalojë? në një pilulë me 20 mikrogram estrogjen. Kjo mund t’i? ? ? lehtësojë të përzjerat dhe prishjen e apetitit.
Të tjera efekte anësore të pilulave antikonceptive janë: dhimbja e kokës, depresioni, bije dëshira për seks, bije kënaqësia seksuale, ka ndryshime në gjinjtë, ka probleme me lëkurën, inflamohen mishrat e dhëmbëve, rëndohet astma dhe rritet incidenca e infektimit me sëmundjet virale. Të gjitha këto janë efekte anësore të zakonshme, që do të thotë se nuk duhet të alarmoheni,? por t’i diskutoni me doktorin e vajzës për të parë se çfarë ndryshimesh mund të bëhen për të pakësuar shqetësimet.
Çdo problem që zgjat më shumë se dy ose tre cikle duhet t’ia thoni doktorit. Këto që do të shkruaj më poshtë janë simptoma të një problemi serioz: dhimbje të forta ose? ënjtje në këmbë (kofshë ose pulpë), dhimbje e fortë koke, dobësi, mpirje, turbullim i pamjes ose humbje e pamjes, probleme me të folurën, dhimbje gjoksi ose marrje e frymës dhe dhimbje barku. Kush i ka këto ankesa duhet të shkojë menjëherë tek mjeku. Këto shenja janë tregues që të ndërprisni menjëherë marrjen e pilulave.
Të lutem, bisedo me vajzën dhe thuaj të shkoni e t’i diskutoni këto probleme të veçanta me mjekun e saj.
Për mw shumë lidhur me antikonceptivët dhe fenomenet e tyre anësore ju do të mësoni nga mjeku i juaj ose nga obstetër-gjinekologu me të cilin konsultoheni.
Mos harroni! Çdo vajzë mbi 20 vjeç dhe çdo vajzë që është seksualisht aktive, pavarësisht, në çfarë moshe është, një herë në vit duhet të shkojë për vizitë gjinekologjike. Mos harroni gjithashtu, që pilulat antikonceptive duhet të fillohen me rekomandim të mjekut, pasi ai ta ketë vizituar vajzën.
Uroj çdo të mirë për ty dhe vajzën tuaj
Doktori.