Pyetje:
I nderuar doktor. Jam një djalë 17 vjeç. Unë masturboj shpesh herë..por kur masturboj filloj mendoj gjithmonë për një të afërmen time. Ajo është shumë tërheqëse…edhe kur jam afër saj ndihem shumë në siklet..se kuptoj këtë gjë. Të lutem më ndihmo! Faleminderit!
Përgjigje:
Për masturbimin kam shkruar shumë herë. Masturbimi është i shëndetshëm dhe i rekomandueshëm, por nuk duhet të abuzohet me këtë kënaqësi. Kënaqu seksualisht, por të lësh kohë edhe për aktivitete të tjera të domosdoshme. Masturbimi nuk duhet të të preokupojë gjithë kohën. Një i ri i moshës tënde duhet të bëjë shumë gjëra, të mësojë mirë, të merret me sport, të lexojë libra, tëshkojë në kinema, teatër, opera etj, por duhet dhe të masturbojë. Pra masturbo pa prishur gjithë të tjerat. Të kënaqesh me trupin tënd është e drejta jote.
Lidhur me fantazitë e tua seksuale kur masturbon, nuk ka asnjë arsye të shqetësohesh. Fantazitë nuk janë realitet dhe për këtë, askush, nuk duhet të fajësojë veten. Në qoftë se e afërmja jote e bukur të bën të ndjehesh më mirë, të eksiton më mirë seksualisht, dhe t’i ndjen më shumë kënaqësi nga masturbimi kur fantazon për të, mos e çaj kokën, vazhdo. Fantazitë janë të shëndetshme dhe janë personalë. Ti nuk ke pse u a tregon të tjerëve.
Uroj shëndet e fat.
Doktori.