Pyetje:
Përshëndetje unë kam një pyetje. Shpresoj shumë të më përgjigjeni. Kam lexuar gjithë shkrimet tuaja dhe nuk kam parë një përgjigje për problemin tim. Unë kam pas një lidhje me një djalë me të cilin kalonim mirë. Pas marrëdhënies së parë une nuk pata gjakderdhje dhe ai më kritikoi se unë e kisha gënjyer. Por më vonë ai me tha se nuk kishte ndjerë asgjë gjatë aktit intim dhe se nuk më donte më. A mund të ndodhë kjo dhe pse nuk i ka pëlqyer kontakti intim me mua. Shpresoj se do të më përgjigjeni.
Përgjigje:
Ka raste që një vajzë e virgjër të mos gjakoset herën e parë që bën seks penetrant. Kjo ka shumë arsye, por që nuk ka shumë rëndësi. Nisur këtej djali që të kritikoj se nuk je e virgjër nuk ka të drejtë. Je ose nuk je e virgjër e di ti më mirë se kushdo dhe ai duhet të të besonte ty. Fakti, qe ai të tha se nuk ka ndjerë asgjë në marrëdhënien intime me ty, nuk ka të bëjë fare me virgjërinë tënde. Ky është problem i tij. Nuk ka arsye që një djali të mos i pëlqejë akti seksual me një vajzë. Askush nuk arrin kënaqësinë maksimale që herën e parë. Eksperienca, praktika e përmirëson dhe e përsos aktin seksual. Unë mendoj se djali yt ishte shumë i papjekur ose ishte mashtrues. Në këto kushte une të them mos ia var fare atij. Shiko për rreth. Ka plot djem, të cilët “vdesin” të kenë marrëdhënie dhe të bëjnë seks me ty. Kap një prej tyre. Rëndësi ka të mos dëshpërohesh dhe brengosesh. Ka edhe të tillë.
Të uroj fat dhe të gjesh një shok që ta doni njëri- tjetrin
Doktori